Lajme

Agjenda e takimit Kurti – Vuçiq në Ohër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të shtunën në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Takimi do të mbahet në Ohër.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, së bashku me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do t’i presin Kurtin e Vuçiqin në takime ndaras, para se të zhvillohet takim trepalësh.
 

Lexo më shumë  Dita e Forcës, Kurti: Kemi shumëfishim të pajisjeve nga Turqia, Gjermania, Kroacia...

“Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, do të mbajnë takime ndaras me liderët, duke filluar nga ora 10:00, pasuar më pas nga një takim i përbashkët. Ky takim do të fokusohet në Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhet nga Bashkimi Evropian.

Më 27 shkurt në Bruksel, Kurti dhe Vuçiq, u dakorduan që të mos ketë diskutime të mëtutjeshme për Propozimin evropian dhe është thënë se duhet vazhduar diskutimet për Aneksin e Implementimit.

Lexo më shumë  “28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *