KryesoreLajme

Agjenda e Scholzit nesër në Kosovë; do të takohet vetëm me kryeministrin Kurti

Gjatë vizitës së tij në Kosovë kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz do të ketë vetëm një takim, atë me kryeministrin Albin Kurti.

Përveç këtij takimi, ai do të vizitojë trupat gjermanë që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Kështu ka deklaruar për RTKlive në një përgjigje me shkrim Zyra për Media e Qeverisë së Gjermanisë.

Kjo zyrë konfirmon se kancelari gjerman do të mbërrijë në Prishtinë nesër, 10 qershor, në orën 9:45 minuta.

Lexo më shumë  Shqipëri–Kosovë, rikthehet kalimi pa kontrolle kufitare

Ai do të pritet në takim nga kryeministri Albin Kurti, kurse më pas, në orën 11:30, është përcaktuar të mbahet dhe një konferencë e përbashkët për media.

Me kaq takimet e kancelarit gjerman në Kosovë do të mbarojnë.

“Mbërritja në Serbi është parashikuar në orën 15:00. Atje kancelari do të pritet nga presidenti serb Vuçiq, ku do të ketë diskutime me të dhe kryeministren Bërnabiq”, thotë një zëdhënës për media në Qeverinë e Gjermanisë.

Bazuar në këtë agjendë, është parashikuar që në orën 16:50 të ketë një konferencë të përbashkët për media të kancelarit Scholz dhe Vuçiqit.

Lexo më shumë  Ja alternativat kundrejt Albin Kurtit: Njëri kryetar formal me qera, njëri kryetar pa përkrahje, njëra ''kush më bën presidente'', tjetri milioner pa punuar

Kancelari Olaf Scholz, pas Kosovës dhe Serbisë, do të vizitojë edhe Greqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë, ku edhe i jep fundit kësaj vizite në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të gjitha këto vizita dhe takime do të realizohen më 10 dhe 11 qershor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *