Bota

Agjencia e BE për mbrojtjen kufitare thotë se kriza migratore do të zgjasë për shumë kohë

Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për t’u përballur me një rritje të numrit të emigrantëve që përpiqen të hyjnë brenda territorit të tij.

Paralajmërimi është bërë nga drejtori i agjencisë së BE-së për mbrojtjen kufitare, Frontex, sipas të cilit, ardhja e emigrantëve nga Lindja e Mesme përmes Bjellorusisë do të vazhdojë për një kohë të gjatë.

Bashkimi Evropian e akuzon Minskun se po krijon një krizë migratore si një sulm hibrid ndaj bllokut, duke shpërndarë viza bjelloruse në Lindjen e Mesme, duke i sjellë emigrantët në vend dhe më pas duke i nxitur ata të hyjnë ilegalisht në Evropë përmes kufirit me Poloninë.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

“Ne mund ta shohim këtë nga analizat tona, që tregojnë se faktorët që nxitën krizën janë ende atje dhe se gjërat nuk po lëvizin dhe as po stabilizohen. Pra, nuk jemi në një fazë çtensionimi dhe duhet të bëhemi gati pasi kjo situatë do të zgjasë për shumë kohë”, u shpreh Fabrice Leggeri, drejtor i agjencisë kufitare Frontex.

Garda kufitare polake ka bërë me dije se, mbi 17 mijë përpjekje për të kaluar ilegalisht kufirin u bënë në tetor, më shumë se dyfishi i numrit të tentativave të regjistruara në shtator. Ndërkohë që disa mijëra emigrantë të tjerë ndodhen ende në kampet në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë.

Lexo më shumë  Kroacia i merr aeroplanët që Serbia i kërkon nga Franca

Deri më tani, Polonia ka refuzuar mbështetjen shtesë nga efektivët e Frontex, me argumentin se ka mjaftueshëm trupa kufitare për të mbrojtur vetë territorin e saj.

Nga ana e tij, shefi i Frontex shtoi se kriza migratore në kufirin Poloni-Bjellorusi është gjeopolitike dhe saktësoi se për agjencinë nevojitet një vendim politik për të caktuar se çfarë ndihme mund të ofrojë në rast nevoje./euronews/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *