Lajme

Afro 50 për qind më shumë vizitorë në Kosovë, në krahasim me vitin e kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin maj 2023, në të cilën figuron se këtë vit ka pasur më afro 50 për qind më shumë vizitorë krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas ASK-së, në maj 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 48 553, prej tyre 46,17 për qind ishin vendorë dhe 53, 83 për qind ishin të jashtëm.

Lexo më shumë  Sami Ukshini kritika të ashpra Ali Ahmetit: “Marrëveshjen e Ohrit e ke shkelur që në vitin 2002, thuaju shqiptarëve të vërtetën”

Krahasuar me muajin maj të vitit 2022 (sa ishin 32 444 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 49,65%.

Numri i net-qëndrimeve ishte 133 135, prej tyre 59.16 për qind nga vendorët dhe 40.84 për qind nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm e ka rajoni i Prishtinës me 3255 vizitorë, ndërsa numrin më të madh të net-qëndrimeve e ka rajoni i Pejës me 17459 net-qëndrime, raporton Klan Kosova.

Lexo më shumë  Brenda ishullit të Sazanit: Ish-baza ushtarake shqiptare e blerë nga Ivanka Trump dhe Jared Kushner me 3,500 bunkerë dhe tunele

Sa u përket vizitorëve të huajë, krahasuar me periudhën paraprake (maj 2022) ka rritje të vizitorëve për 28,11 për qind. Në total 26138 vizitorë të jashtëm, nga të cilët numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.

Rruga Press

YouTube player