Bota

Afganët mes talebanëve dhe IS-K/Zyrtari i Pentagon, situata e paqartë

Colin Kahl, zyrtar i lartë në Pentagon, ka thënë se është e paqartë nëse talibanët kanë kapacitet për të luftuar grupin militant, Shteti Islamik (IS), edhe pse dihet se të dyja grupet janë “armike”.

Kahl, nënsekretar për politika të mbrojtjes, i ka thënë një komiteti të Kongresit më 26 tetor se, komuniteti amerikan i inteligjencës ka vërejtur se talibanët janë “tejet të motivuar” për të ndjekur degën e Shtetit Islamik në Afganistan (IS-K).

“Megjithatë, aftësia e tyre për ta bërë këtë gjë, mbetet të shihet”.

IS-K ka marrë përgjegjësinë për disa prej sulmeve më të rënda së fundmi në Afganistan, prej kur talibanët kanë marrë kontrollin në muajin gusht.

Lexo më shumë  Mbretëria e Bashkuar do të ndihmojë në financimin e programit Gripen për Ukrainën

Aty përfshihen sulmet me bomba në xhamitë në provincat Kunduz dhe Kandahar, në të cilat kanë vdekur gati 150 persona muajin e kaluar.

Para se ushtria amerikane të përfundonte tërheqjen në fund të muajit gusht, ky grup ka marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës në aeroportin e Kabulit, që ka lënë të vdekur 13 ushtarë amerikanë dhe 170 afganë, kryesisht civilë.

Në komentet e tij para Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura, Kahl ka vlerësuar se IS-K ka aktualisht “disa mijëra” luftëtarë në Afganistan, dhe ka thënë se grupi mund të ketë kapacitet për t’i sulmuar Shtetet e Bashkuara në më pak se gjashtë muaj.

Amir Khan Muttaqi, ushtrues detyre i ministrit të Jashtëm në Qeverinë e talibanëve, ka thënë se kërcënimi nga IS do të adresohet.

Lexo më shumë  Hungaria nis hetimet për ish-ministrin e Jashtëm Szijjártó, Magyar: Ka pasur marrëdhënie të ngushta me Rusinë

Pra Afganistani përveç kërcënimit nga talebanët, duhet të ruhen edhe nga grupi IS-K

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *