Afera e uniformave të policisë/ Gjykata lë në burg 8 nga 9 të arrestuarit
Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë për 9 zyrtarët e Ministrisë së Brendshme.
Në burg do të qëndrojnë 8 nga 9 zyrtarët, të cilët më herët kishin kërkuar zbutje të masës.
9 zyrtarët janë vënë në pranga nga SPAK, pas hetimeve në lidhje me tenderin e uniformave të Policisë së Shtetit, në një shumë prej 28 miliardë lekësh.
Të arrestuarit dhe masat e sigurisë:
Arrest me burg:
Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Blerjeve të Përqendruara në MPB
Flutura Çekrezi, zyrtare pranë Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara
Fatmir Demneri, anëtar i KVO
Mariglen Buzali, anëtar i KVO
Kreshnik Bejkaj, anëtar i KVO
Ani Omuri, anëtar i KVO.
Gëzim Mingaj, anëtar i KVO.
Arrest shtëpie:
Anisa Bogdani, anëtar i KVO.