Lajme

Afera e Portit të Durrësit/ Komisioni Europian anulon grantin 2 mln euro

Komisioni Europian është pozicionuar kundër koncesionit korruptiv të qeverisë së Edi Ramës në lidhje me Portin e Durrësit dhe ndërtimin e Marina Dubai.

Në përgjigjen kthyer kërkesës së dërguar nga deputetët e opozitës për shkeljen e MSA-së dhe standarteve të Bashkimit Europian, KE ka njoftuar se ka anuluar grantin prej 2 milionë eurosh nga Fondet Ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Komisionerit të Zgjerimit Oliver  Várhelyi, të gjitha prokurimet apo koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës, trajtimit të barabartë dhe jo diskriminimit duke pohuar shqetësimin që Komisioni Europian ka në lidhje me zbatimin e MSA dhe standarteve të Bashkimit Europian.

Lexo më shumë  Kurti: Qeveria, e gatshme t’i adresojë shqetësimet e mediave

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Komisioni Europian ka anuluar grantin prej 2 milionë eurosh nga Fondet Ndërkombëtare për Ballkanin Perëndimor në lidhje me Portin e Durrësit.  Komisioneri i Zgjerimit, Oliver  Várhelyi, ka theksuar se të gjitha prokurimet apo koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës, trajtimit të barabartë dhe jo diskriminimit duke pohuar shqetësimin që Komisioni Europian ka në lidhje me zbatimin e MSA dhe standarteve të Bashkimit Europian.

Bashkëngjitur letra e Grupit të Partisë Demokratike.

Rruga Press

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *