KryesoreLajme

Afër 8 milionë euro, merret vendimi përfundimtar për projektin e kompleksit “Adem Jashari”

Ministria e Kulturës ka shpallur studion gjermane të arkitekturës Gerber Architekten International GmbH për zhvillimin e master-planit për kompleksin “Adem Jashari” në Skenderaj.

Monumentet brenda kompleksit ka vite që ndodhen në rrezik të shkatërrimit.

Për të shmangur këtë degradim, Qeveria e Kosovës në vitin 2021 ka iniciuar një proces për zhvillimin e master-planit të Kompleksit Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Hapi i parë ka qenë themelimi i një Komiteti ndër-ministror për kompleksin, i cili do ta mbikëqyrte dhe ndërmerrte hapa për zhvillimin e master-planit. Kësisoj, Ministria e Kulturës hapi një konkurs përmes prokurimit publik për zhvillimin e një master-plani.

Lexo më shumë  Osmani uron kryeministrin e ri britanik: Do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë

Sipas konkursit të mbyllur me 7 korrik, master-plani do të përfshijë një zonë prej 450 hektarësh. Në konkurs jepen detaje të gjendjes aktuale bashkë me synimet e shtetit.

Procedurat e prokurimit për përzgjedhjen e kompanisë fituese për zhvillimin e master-planit për Kompleksin Memorial Adem Jashari të cilat filluan në qershor, kanë përfunduar të mërkurën e 3 korrikut dhe kanë zgjatur më tepër se një vit.

Lexo më shumë  Konjufca: Pasiguria në rajon ka dy burime kryesore, agresionin rus në Ukrainë dhe mospajtueshmërinë e Serbisë me kufijtë e saj

Me kontratë ka fituar studioja e arkitekturës Gerber Architekten International GmbH, me bazë në Dortmund të Gjermanisë. Vlera e kontratës është dyfish më e madhe sesa ajo që ishte paraparë në hapje të tenderit.

Master-plani për Kompleksin Memorial Adem Jashari do t’i kushtojë shtetit 7,890,000.00 euro, bazuar në njoftimin për dhënie të kontratës të publikuar nga Zyra e Prokurimit të Ministrisë së Kulturës të mërkurën.

Rruga Press

YouTube player