Bota

Aeroplani luftarak rus rrëzohet nga mbrojtja ajrore e Rusisë

Një aeroplan luftarak rus raportohet se është rrëzuar në një incident mbi Ukrainë.

Një nga aeroplanët luftarakë supersonik Su-35, i cili kushton 94.5 milionë euro, raportohet se është rrëzuar nga një sistem rus i mbrojtjes ajrore S-300.

Pamjet tregojnë një aeroplan që goditet nga një raketë përpara se të shpërthejë mbi Tokmak, në rajonin e Zaporizhzhia.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Ukraina marrëveshje me 10 pika për mbrojtjen dhe armatimin

Një top portokalli me flakë dhe gjurmë tymi mund të shihet në qiell gjersa aeroplani bie në tokë.

Kanalet pro-luftës pranuan se incidenti përfshinte aeroplanin, i cili ka një kabinë me një pilot.

Fighterbomber Z-blogger i aviacionit rus publikoi një foto të një Su-35 me mesazhi, “Fluturim i përjetshëm, vëlla”.

Ky mesazhi u pa si pranim i humbjes së aeroplanit nga duart e ushtarëve të Vladimir Putinit, raporton metro.co.uk.

Lexo më shumë  Joseph: Serbia në udhëkryq, duhet t’i largojë rusët nga industria e naftës

Ndryshe, Rusia ka humbur rreth 90 aeroplanë që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes britanike përpara incidentit të fundit.

Rruga Press

YouTube player