Bota

Aeroplani luftarak rus rrëzohet në afërsi të Bakhmutit, publikohen pamjet kur përplaset në tokë

Beteja për qytetin ukrainas Bakhmut po vazhdon në lindje të shteti evropian.

Ky qytet po konsiderohet si pika më e nxehtë e kësaj lufte, ku rusët dhe ukrainasit po vazhdojnë të luftojnë për ta marrë nën kontroll.

Në anën tjetër në afërsi të këtij qyteti është filmuar një aeroplan luftarak rus Su-24 duke u rrëzuar në tokë, si dhe piloti shihet duke u lëshuar në tokë me parashutë, pasi ishte katapultuar para përplasjes.

Lexo më shumë  Lufta në Ukrainë: Komentet e Macronit për parandalimin bërthamor janë "një kërcënim" për Rusinë, thotë Kremlini

Ukrainasit pretendojnë se aeroplani u rrëzua nga forcat ajrore të Kievit, ndërsa Rusia si gjithmonë po vazhdon të heshtë kur bëhet fjalë për humbjet që janë duke iu shkaktuar në luftë.

Nga shpërthimi i fuqishëm pas përplasjes në tokë ngritet në qiell një re e tymit të zi, kurse më pas shihet piloti me parashutë duke zbritur shumë afër vendit ku është rrëzuar aeroplani.

Lexo më shumë  Ministrja e Jashtme e Kanadasë thotë se e merr shumë seriozisht deklaratën kërcënuese të Trumpit për vendin e saj

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *