Lajme

Aerodromi i NATO-s në Kuçovë/ Banorët e Moravës sërish në protestë kundër çmimit të shpronësimeve

Banorët e fshatit Moravë kanë dalë sot sërish në protestë. Për të tretën herë brenda një muaji, familjet e fshatit Moravë kanë dalë në protestë kundër çmimit tw ulët të shpronësimeve të tokave; serave e banesave të tyre. Protesta e tyre e tretë u zhvendos përpara Aerodromit të NATO-s në Kuçovë. Banorët kanë deklaruar sërish edhe sot se nuk janë dakord me çmimin e përcaktuar nga Ministria e Mbrojtjes për shpronësimet e pronave e tokave të tyre.

Ata shprehen se edhe pse e kanë kundërshtuar me një peticion të firmosur nga të gjitha familjet çmimin e përcaktuar të shpronësimeve në vlerën e 2 milion e 300 lekë (të vjetra) për dynym, deri tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Ata kanë pohuar njëzëri se tokat e tyre do t’i lëshojnë vetëm në rast se shpronësimet do të kryhen sipas çmimeve të tregut.

Lexo më shumë  Miratohet në parim projektigji për çmimet tavan

“Qeveria po tallet me ne. Pronat tona kushtojnë 10-fishi i çmimit me të cilin duan të na shpronësojnë. Ky është një çmim qesharak, ne nuk do lëvizim nga pronat tona dhe nuk do lejojmë që shteti të na i marri”, deklaruan ata.

Kjo është protesta e tretë e banorëve të fshatit Moravë, që deklarojnë se do t’i përshkallëzojnë protestat e tyre deri në Ministrinë e Mbrojtjes në Tiranë dhe Ambasadën Amerikane. Nga projekti i ndërtimit të Aerodromit të NATO-s në Kuçovë preken rreth 213 familje që jetojnë përgjatë aksit nacional Dimal-Berat.

Lexo më shumë  Ministri Konjufca: Kosova nuk mund t’i besojë Serbisë pa llogaridhënie të qartë dhe garanci për ndalimin e agresionit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *