Lajme

“Adriana ishte ndërgjegja ime”/Kompozitori Limos Dizdari rrëfen momentet e vështira në “luftë” me sëmundjen: Mjekët ndryshuan trajektoren e jetës time

Kompozitori Limos Dizdari ka rrëfyer momentet e vështira të betejës së tij me një sëmundje të rëndë.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Dizdari tregoi se bashkëshortja ka qenë ajo që ka marrë çdo vendim shëndetin e tij.

Një falënderim të veçantë, kompozitori i njohur ia dedikon mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi” për të cilët shprehet se i ndryshuan trajektore jetës së tij.

Si ndiheni tani, si jeni me shëndet tani? Keni kaluar një periudhë shumë të vështirë…

Dizdari: Nuk kam të drejtë të ankohem, por nuk kam të drejtë as të mburrem. Me vështirësi shumë, por po rigjenerohem. Ajo që më ka entuziazmuar jashtëzakonisht shumë është tërë kjo forcë e madhe që ka bërë shteti shqiptar për të më rikthyer në jetë. Meriton jo vetëm respekt të veçantë nga unë dhe familja ime, por është një mirënjohje e madhe shoqërore që duhet ta shprehin të gjithë. Futesh në intubim, mjekët dalin në konkluzion se duhen bërë ca stenda në zemër, është një guxim që unë e vlerësoj në mënyrën maksimale. Ky i dha një ndryshim të madh trajektores së jetës sime.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Ju qëndruat mbi një muaj në spital, si u shtruat, me çfarë shqetësimesh?

Dizdari: Nuk flas dot për këtë pjesë. Është Adriana që ishte ndërgjegjja ime, ishte vullneti, ishte miratimi, ishte vendimi absolut i Adrianës. Ajo kishte një besim të veçantë te vullneti dhe karakteri im i fortë, por nuk mjaftonin përpara firmës së saj. Duhej firma.

Ju e keni fjalën për ndërhyrjen e vështirë?

Dizdari: Për ndërhyrjen e vështirë dhe çfarëdo masash që të merrnin mjekët këta të ishin dakord.

Z. Dizdari ju u shtruat në spital nga shqetësimet me zemrën apo nga mushkëria, u prekët nga COVID, apo kishte diçka tjetër? Çfarë thonë mjekët për këtë?

Dizdari: Jeta ime e ndërgjegjshme sa isha në Ksamil vjen gjer te dera kur më hynë banditët me dhunë brenda. Atë kohë kur ata shkelën ligjin, prishën çdo marrëdhënie institucionale, ata kur nuk respektuan asgjë, atë kohë unë u trondita shumë sepse kam qenë dhe mbetem një frikacak i madh ndaj ligjit. E di që ligji është i mirë për të gjithë, por është po i vështirë për të gjithë. Nuk ka seleksion te ligji. Unë deri atë kohë isha në rregull. Kryeja gjithë punët e mia, detyrat e mia, kryeja një aktivitet shumë të dendur artistik. Pas asaj dite vetëm Adriana mund t’ju thotë.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

Çfarë kujtoni nga ato momentet e para kur ishit i ndërgjegjshëm, mund të shikonit, të dëgjonit dhe të kuptonit se çfarë ndodhte rreth jush, pasi e kishit kaluar këtë gjendje?

Dizdari: Mund ta kujtoj me shumë respekt mjekët e spitalit Shefqet Ndroqi, që ishin vërtetë një shoqëri brilante mjekësh e infermierësh, sanitarësh, të gjithë. Atë ditë që kam dalë ajo sanitarja e këpuste kokrrën e lotit kaq. Pse duhet të qante ajo për mua?! U krijua një marrëdhënie jashtëzakonisht e komunikuar dhe unë nuk kisha asgjë me asnjë prej tyre. Ama në qendër të vëmendjes kisha një gjë, kisha këtë pamje, i kisha të gjitha në sy. Sepse unë kisha me mendjen time, deri në momentin kur isha rrëzuar dhe në fytyrën time ishte fiksuar qendra me të gjithë këto që po dëftoj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *