Bota

Adoleshentja e plagosur në Ukrainë shpëtoi katër të rritur që po sulmoheshin nga rusët

Një vajzë 15-vjeçare menaxhoi t’ua shpëtonte jetën katër të rriturve pasi vetura e tyre u sulmua nga forcat ruse derisa po largoheshin nga Popasna në prill, raportoi BBC të premten.

Lisa Chernyshenko mori timonin në duar kur shoferi dhe pasagjerët e tjerë u goditën nga zjarri i rusëve në rrugën për në Bakhmut.

Lexo më shumë  Shumica e gjermanëve janë pro rritjes së ndihmës për Ukrainën

Vetura po qëllohej sërish dhe Lisa ishte plagosur në këmbë, por menaxhoi të vazhdonte të voziste deri kur u dërguan në siguri pranë ushtrisë ukrainase. Të gjithë në veturë mbijetuan.

Ajo tani po merr trajtim mjekësor për lëndimet që pësoi, në një spital në Lviv.

Janë bërë 72 ditë nga nisja e luftës në Ukrainë nga Rusia dhe mijëra të vdekur janë raportuar, civilë dhe ushtarakë.

Lexo më shumë  Aktorët e famshëm bashkohen me Bad Bunny kundër Trump-it, në shfaqjen spektakolare të Super Bowl

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *