Bota

Admirimi për Putinin, DW me reportazh nga fshati i vogël që tregon se ‘Putini ka shumë fansa në Serbi’

Një fshat i vogël malor ka marrë një emër si shenjë admirimi për presidentin rus, Vladimir Putin.

Dhe në kohën kur mori këtë emër, për ndërtimin e rrugës që të çonte drejt tij pati ndihmuar edhe ambasadori i atëhershëm rus.

Bëhet fjalë për fshatin tanimë të quajtur “Putinovo”, i cili ndodhet në një lartësi prej 1000 metrash dhe ku jetojnë rreth 20 pensionistë.

Veç tyre, aty ka një lokal ku ata pinë raki dhe ka emrin Krimea.

Duke shkruar për këtë fshat, Deutsche Welle, thotë se Serbia do të jetë pjesë e BE, por ka tradicionalisht lidhje të forta me Rusinë.

Lexo më shumë  Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Dhe sipas këtij mediumi, vendimi për Putinin apo për Evropën është edhe një çështje brezash në këtë vend.

Ndryshe, për shekuj, ai ishte i njohur si Adzince.

Por vendasit votuan njëzëri për ta riemërtuar atë “Putinovo”, që do të thotë “fshati i Putinit” në serbisht.

Siç ishte thënë më herët, asnjë hartë apo sistem navigimi nuk do të çojë atje.

Vetëm një dërrasë e vogël prej druri me “Putinovo” të gdhendur në të shënon rrugën deri në rrugën e ngushtë e të paasfaltuar nëpër kodra për në fshat.

Lexo më shumë  Izraeli shkatërroi mbi 4000 embrione në Gaza

Banorët thonë se largohen vetëm çdo të dytën ose të tretën ditë për të blerë bukë në një dyqan ushqimor në qytetin tjetër. Dhe birrë.

Gjithçka tjetër, thonë ata, është në dispozicion në Putinovo.

Atje, shpeshherë burrat mblidhen në një nga shtëpitë prej druri, pinë rakinë e zier – ndërsa flasin për politikën ndërkombëtare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *