Bota

Admirali amerikan: SHBA duhet të përgatitet për pushtimin e Tajvanit nga Kina

Ushtria amerikane duhet të jetë e gatshme t’i përgjigjet një pushtimi të mundshëm të Tajvanit sa më shpejt.

Kështu u shpreh admirali i lartë amerikan Michael Dilday.

Kjo, duke sinjalizuar alarmin e shtuar mbi synimet e Pekinit ndaj ishullit.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

Shefi i operacioneve detare të SHBA-ve, është zyrtari më i fundit i lartë në Washington i cili ngriti shqetësimet se presidenti i Kinës Xi Jinping mund të jetë më i gatshëm nga sa mendohej më parë për të pushtuar Tajvan-in.

Komentet e tij erdhën pasi zyrtari më i lartë i sigurisë së Tajvan-it paralajmëroi se çdo përpjekje për të pushtuar ishullin do të dështonte.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Xi është në prag të sigurimit të një mandati të tretë pesë-vjeçar në krye të kombit me popullsinë më të madhe në botë, duke mbajtur një fjalim historik në Kongresin e Partisë Komuniste të dielën, ku ai ritheksoi zotimin e tij për të “ribashkuar” ose për të marrë me forcë Tajvanin një ditë.

Në një diskutim me një think-tank, Gilday u pyet në lidhje me fjalimin e Xi dhe nëse ai ishte dakord me komentet e një admirali tjetër amerikan se Pekini do të ishte gati të merrte Tajvanin deri në vitin 2027.

Lexo më shumë  BBC: Netanyahu potencialisht pjesë e listës së urdhër-arresteve

“Nuk është vetëm ajo që thotë presidenti Xi, është se si sillen dhe çfarë bëjnë kinezët”, u shpreh fillimisht Gilday drejtuar Këshillit Atlantik.

Sipas tij, ajo që kemi parë gjatë 20 viteve të fundit është se ata kanë përmbushur çdo premtim që kanë bërë më herët.

“Kur flasim për mundësinë e vitit 2027 në mendjen time, ajo duhet të jetë një opsion i vitit 2022 ose potencialisht një mundësi e vitit të ardhshëm”, shtoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *