Lajme

Administrata urdhërohet t’i shkojë Ramës në ceremoninë e Markut: ‘Pjesëmarrja, e padiskutueshme!’

Administrata shtetërore është urdhëruar të vihet në rresht sot në orën 11:00 për të marrë pjesë në ceremoninë propagandistike të kryeministrit Edi Rama për të pritur kampionin e boksit Florian Marku.

Rama ka njoftuar të premten në Fb se “kush dëshiron dhe ka mundësi të na bashkohet është i mirëpritur” për një ceremoni të ngjashme si për kampionet e atletikës, Luiza Gegën, por drejtuesit e administratës publike e dinë fare mirë se çdo të thotë kjo xhentilesë.

Lexo më shumë  Me 81 vota pro, miratohet në parim projektligji për Byronë shtetërore për konfiskim të pasurisë

“Në luftë për çështjen e Partisë, gjithmoooonë gati!!!”

Mesazhi që i ka shkuar dje disa punonjësve të administratës, është i prerë dhe i qartë: “Nesër me urdhër të Drejtoreshës së përgjithshme, në ora 11:00, të gjithë do të jeni prezent te trotuari poshtë dy kullave binjake, me qëllim pjesëmarrjen në ceremoninë për nder të Florian Markut. Pjesëmarrja, e padiskutueshme!”.

Kësisoj, edhe një ndeshje aq emocionuese, një adhurim plot drithërimë për kampionin që bëri krenar qytetarët e vendit të tij, një përqafim apo shtrëngim i dorës së tij – dëshirë e çdo shqiptari, po përdhoset në mënyrën më të pështirë për të grabitur, për të përvetësuar vëmendjen, nga Kryeministri, Kryebashkiaku i Tiranës,  Ministrja shofere dhe të godet në stomak më rëndë se grushti i një boksieri.

Lexo më shumë  Rivarroset Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës kur kishte vetëm 8 vjet

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *