Açka- Ramës: Ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës
Kryetarja e Komisionit të Medias, Flutura Açka i është përgjigjur kreut të qeverisë Edi Rama.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Açka theksoi se në ditën ndërkombëtare të medias numri një i qeverisë është personi i fundit që mund të bëjë moral për lirinë e fjalës.
Mes tjerash ajo thekson se gazetarët nuk kanë status mbrojtës të veçantë që të jenë tërësisht të mbrojtur, paguhen më së shumti nën dorë dhe një pjesë e tyre janë të pasiguruar, diktohen nga shefat e tyre për vërtetësinë e lajmit dhe humbim vendin é punës nëse nuk binden.
Postimi i plotë:
Zoti Kryeministër,
Në vitet 2023-24 ka mbi tridhjetë raste që gazetarët shqiptarë janë fyer dhe linçuar, në disa prej të cilave ju jeni protagonist.
Në Ditën Ndërkombëtare të Medias, ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës dhe shtypit.
Gazetarët shqiptarë:
– nuk kanë status mbrojtës të veçantë që të jenë tërësisht të mbrojtur
– paguhen më së shumti nën dorë dhe një pjesë é tyre janë të pasiguruar
– diktohen nga shefat e tyre për vërtetësinë e lajmit dhe humbim vendin é punës nëse nuk binden
– u jepen kaseta të gatshme nga politika dhe u diktohet linja politike nga konjukturat politike
– nuk kanë asnjë siguri për vendet e punës prej mungesën së kontratave
– shantazhohen shpesh nga pushteti me të gjitja format é mundshme përmes drejtuesve dhe familjarëve
– intimidohen shpesh për t’u nënshtruar përmes favoreve shtetërorë qendrorë dhe lolalë
– janë pjesa e shqiptarëve më e ekspozuar nga arroganca e pushtetit dhe e politikës.
Si drejtuese Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik dhe si njeri i zejes së fjalës shpreh mbështetjen time të plotë ndaj gazetarëve shqiptarë, të drejtave dhe rolit të tyre të shenjtë në mbrojtje të fjalës së lirë.
Rruga Press