Lajme

Abuzimi me tenderin e uniformave të policisë, GJKKO lë në burg 8 ish-zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Apelit për lënien në burg të 8 ish-zyrtarëve që abuzuan me tenderin e uniformave të policisë.

Gjyqtari i GJKKO Erion Bani ka lënë në fuqi vendimin e datës 30 korrik të apelit dhe ka refuzuar kërkesën për lirim nga burgu të 8-ish zyrtarëve, pjesë e skanalit me abuzimin e tenderit për uniformat e policisë. Gjatë javës së ardhshme GJKKO do të nis gjykimin për këtë çështje.

Pas hekurave ndodhen Edlira Naqellari, ish drejtoresha e Prokurimeve Publike, Flutura Çekrezi, anëtare e njësisë së prokurimit, Ani Omuri, anëtare i njësisë së prokurimit, Kleivis Hasani, anëtar i njësisë së prokurimit, Kreshnik Bejkaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Fatmir Demneri, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Mariglen Buzali, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Gëzim Mingaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Ndërsa Anisa Bogdani, anëtare e njësisë së prokurimit, është lënë në arrest shtëpie.

Lexo më shumë  FSK-ja zhvillon trajnime me ushtrinë turke për përdorimin e automjeteve luftarake Vuran

Policisë së Shtetit i mungojnë gati 239 mijë njësi për artikuj nga uniformat e policisë pavarësisht se ishte rënë dakord që t’i dorëzoheshin gati 726 mijë artikuj siç parashikonte edhe fondi limit dhe ku përfshihen njësi si kapelet , uniforma apo edhe këpucët dimërore, verore dhe këpucët e plazhit për efektivët që patrullojnë në plazh. Kjo llogaritet si dëm ekonomik nga gjykata e posaçme dhe rëndon pozitën e nëntë të dyshuarve për skandalin e tenderit të uniformave, për të cilin u shpenzua 2 miliardë e 800 milionë lekë, por SPAK vërejti se veç shkeljes së barazisë në garë ka edhe abuzime të tjera që lidhen me cilësinë dhe sasinë e çështjeve policore.

Lexo më shumë  Daniele Macheda: Shumë e rëndë që Meloni sulmon një investigim gazetaresk

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *