Lajme

Abuzimi/ Dritan Agolli i FSHZH, 1.2 milion euro për 1 kilometër shëtitore plazhi

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur së fundmi një tender, i cili parashikon ndërtimin e një shëtitoreje plazhi në Durrës, me gjatësi 3 kilometra, nga Ura e Dajlanit deri tek Kavalishenca.

Për këtë tender, institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli ka vënë në dispozicion të kompanive private fondin limit prej 416.6 milionë lekë të reja pa TVSH ose rreth 3.5 milionë euro.

Në foto: Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpall tenderin 3.5 mln euro për shëtitore plazhi në Durrës

Në bazë të llogarive të thjeshta, një kilometër i shëtitores buzë rërës do të kushtojë mbi 1 milionë euro.

Kjo shifër është jashtëzakonisht e lartë, duke pasur në konsideratë se ndërtimi i shëtitores nuk kërkon punime të specializuara dhe nuk përfshin “vepra artistike”, përfshirë ura, mbikalime apo nënkalime.

Gjithçka që duhet bërë është thjesht shtrimi me beton dhe asfalt i një rrugice me gjatësi 3 kilometra dhe gjerësi jo më shumë se 5 metra.

Lexo më shumë  ATK: Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

Rrugica që do të përdoret nga pushuesit për udhëtimet e tyre të mbrëmjes buzë detit nuk ka nevojë as për korsi, as për trafikndarëse, as për skarpate apo mbrojtëse për rrëshiqtje dheu e gurësh.

Është thjesht një punim me shtresë asfalti të hollë, me gërmim në thellësi pak centimetra, të cilat nuk kërkojnë as mjete të specializuara apo makineri të rënda, të cilat rrisin kostot e ndërtimit.

Tenderi 3.5 milionë euro i Fondit Shqiptar të Zhvillimit bazohet mbi një projektim të porositur nga Bashkia e Durrësit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti në hapjen e Festivalit “Hasi Jehon”: Vendtakim kulturor e artistik i shoqërive tona

Sipas studimit, projekti është menduar të realizohet në tre faza dhe shtrihet në një gjatësi 3 km.

Në foto: Projekti parashikon që shëtitorja do të jetë 3 kilometra e gjatë

Në kilometrin e parë përfshihen punimet nga muri i Portit Detar deri tek pista Nr.1, akstin nr.5, në km e dytë nga pista Nr.1 deri në aksin Nr.9 dhe faza e tretë nga aksi Nr.9 deri tek muri kufizues i Kavalishencës së Ministrisë së Brendshme, pranë zonës së Plepave.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit u ka lënë një afat të kufizuar kompanive të interesuara për t’u përfshirë në këtë tender-vetëm 2 javë kohë.

Ofertat pritet të dorëzohen deri në 15 korrik dhe fituesi duhet të përfundojë ndërtimin e shëtitores brenda 9 muajve nga nënshkrimi i kontratës./bold/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *