Bota

Abuzimet me fëmijët, peshkopët francezë diskutojnë hetimin mbi pedofilinë në kisha

Peshkopët e Kishës Katolike janë mbledhur në Lurdë të Francës për takimin e tyre të përvitshëm, një muaj pas publikimit të një raporti shokues mbi abuzimet me fëmijët brenda institucioneve fetare.

Hetimi, i zhvilluar nga një komision i pavarur, zbuloi se rreth 216 mijë fëmijë kanë qenë viktima të abuzimeve nga klerikë të kishës që nga viti 1950.

“Besoj se nuk ka pyetje tabu. Kompensimi, që është një çështje për drejtësinë, siç ju e nënvizoni, do të adresohet. Duke ditur këtë, ne duhet të mendojmë për viktimat për të cilat statuti i kufizimeve ka kaluar çdo afat, dhe si rrjedhojë ata nuk do të marrin asnjë drejtësi penale, teksa çështjet janë arkivuar. Si mund të punojë kisha për të njohur këta persona dhe t’i japë atyre drejtësi?” thotë monsinjor Luc Crepy, president i njësisë për parandalimin dhe luftën ndaj pedofilisë.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka rrëzuar të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia

“Peshkopët filluan të paguajnë para, ne donim që ata të ishin të parët që të paguanin. Mbase në javët e ardhshme do të kemi mundësi të japim shifrat e sakta…Ka filluar të kushtojë disa qindra mijëra euro”, shprehet At Hugues de Woillemont, sekretar i përgjithshëm i Konferencës së Ipeshkëve të Francës.

Çdo vendim që do të merret gjatë konferencës 7-ditore do të shkojë për votim ditën e hënë më 8 nëntor.

Lexo më shumë  Kryeministri pro-rus i Sllovakisë, Robert Fico në spital pas të shtënave me armë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *