Abrashi: Qeveria s’po flet për Asociacionin, ironikisht për të po flasin ata që e nënshkruan
Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Artan Abrashi, ka thënë se është ironike se si për Asociacionin e komunave me shumicë serbe po flasin më së shumti ata të cilët, siç ka theksuar ai e kanë nënshkruar e votuar themelimin e tij.
“Qeveria nuk po flet për Asociacionin. Lajcaku mbrëmë tha se Asociacioni nuk është në agjendë. Borrelli në konferencën për media pas takimit të 27 shkurtit foli 10-15 minuta pa e përmendur as edhe një herë asociacionin. Ironikisht, në Kosovë për Asociacionin dhe rrezikun prej tij flasin më së shumti ata të cilët e kanë nënshkruar, votuar dhe arsyetuar gjatë krejt këtyre viteve”, ka shkruar Abrashi në Facebook.
Rruga Press