Lajme

Abrashi i reagon Ramës: SHBA-të kanë të drejtë…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë në media shqiptare e ndërkombëtare duke i dhënë zë më shumë se çdokush kritave ndaj Kosovës për situatën në veri të vendit. Edhe pse janë plagosur mbi 30 ushtarë të KFOR-it, 5 policë të Kosovës dhe janë vandalizuar gazetarë të Shqipërisë e Kosovës, Rama prap ka mbajtur ison e Vuçiqit, duke i drejtuar të gjitha kritikat tek kryeministri Kurti.

Këtë gjë nuk e ka lënë të kalojë në heshtje deputeti nga radhët e LV-së në Kuvendin e Kosovës, Artan Abrashi i cili i kujton Ramës qortimet e ambasadores së SHBA-së në Shqipëri ndaj drejtësisë që liroi ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahiri. Abrashi ka vënë në pah faktin që Rama e përdor SHBA-në për të sulmuar Kosovën, por nuk e vret fare mendjen për akuzat e korrupsionit që ambasadorja Kim i drejton drejt institucioneve të Shqipërisë.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

SHBA-të kanë të drejtë. Korrupsioni është kërcënim për sigurinë kombëtare. Rama duhet që t’i përgjigjet kërkesës së aleatit më të madh të shqiptarëve për sundim të mirëfilltë të ligjit, ka shkruar Abrashi teksa ka bashkëngjitur dhe deklarimin e ambasadës së SHBA-së në Shqipëri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *