Opinion/Aktualitet

Abdullahu: Arti i Bregoviçit është politik, nuk e kuptoj pse ftohet në Korçë një nostalgjik i Jugosllavisë

Në një intervistë për RTV Ora, Gazetari Durim Abdullahu u shpreh se në Kosovë pothuajse të gjithë janë kundër ftesës së Goran Bregoviçit në Korçë.

Ai tha nuk mund të pohohet se kjo nuk ka konotacion politik, pasi edhe arti i vetë Bregoviçit është politik.

Abdullahu: Nuk di të ketë persona që te jenë pro ftesës se Goran Bregoviç në Korçë. Dihej qysh herët që një ftesë e tillë do të shkaktonte debat në publikun shqiptar në të dyja vendet. Në Kosovë ka pasur shumë zëra kritikë për mos mbajtjen e këtij festivali sepse jemi një vend i dalë nga lufta dhe plagët e saj janë akoma të freskëta. Po ashtu jemi nën presion nga Serbia që ka pretendime territoriale ndaj nesh dhe akoma nuk na ka njohur. Prandaj gjithë këto reagime janë të kuptueshme. Nga ana tjetër Bregoviç ka qenë një këngëtar që kam marrë famë në Jugosllavi, kur pas vdekjes së Titos shpërthejnë nacionalizmat në republikat e Jugosllavisë.

Ai edhe një këngë me një tekst të thjeshtë që Serbia të merret me kundër revolucionarët, në këtë rast janë shqiptarët. Kjo është një periudhë kur e 1/3 e popullsia e Kosovës kanë kaluar nëpër duart e policisë së Serbisë. Sigurisht që në këtë mes ka edhe qëndrime politike. Nuk mund të themi që nuk mund të përzihet arti me politikën, sepse çdo gjë që është publike është politike. Edhe Bregoviçi e ka artin e tij politik. Ai ka qenë një artisti kur me artin e tij ka pasur një kulm kur edhe fashizmi serb ka pasur kulmin e tij. Edhe në Serbi nuk është se ka një pëlqyeshmëri të madhe. Sot paraqet më shumë një lloj relikeje për ish-vendet komuniste.

Abdullahu shtoi se Kosova është disi e habitur në këtë aspekt pse duhet të prodhohen debate të tilla të panevojshme që tensionojnë publikun në të dyja vendet.

Abdullahu: Kosova është disi e habitur në këtë aspekt pse duhet të prodhohen debate të tilla të panevojshme që tensionojë publikun në të dyja vendet. Duhet thënë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të ultat në 20 vitet e fundit. Ndërsa përfshira e Shqipërisë në atë që deri dje ishte minishengen dhe tani quhet Ballkan i Hapur, edhe sikur të mos ketë qëllim, nuk mund të shihet e shkëputur nga një gjë e tillë. Nuk e kuptoj pse është nevoja që të ftohet një këngëtar që ka nostalgji për Jugosllavinë. /oranews/

Rruga Press

Lexo më shumë  Irani po luan me zjarrin
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *