Lajme

Abbott: Është koha që Kosova të propozojë një draftstatut për Asociacionin

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se është koha që Kosova të propozojë një draftstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se ky draftstatut duhet të jetë i mbështetur në vizionin e kryeministrit Albin Kurti, që sipas tij e ka paraqitur javën e kaluar dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian.

Lexo më shumë  Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit

Ka shtuar se gjatë kësaj jave në Kosovë do të ketë vizita të rëndësishme.

“Këtë javë do të ketë vizitorë të rëndësishëm në Prishtinë, duke përfshirë drejtoreshën e Britanisë për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai.

Ka shtuar se aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *