Bota

Abbas i thotë këshilltarit të sigurisë amerikane se Gaza është pjesë integrale e shtetit të Palestinës

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas ka zhvilluar një takim me këshilltarin e sigurisë kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.

Abbas i tha Sullivan se SHBA-ja duhet të “ndërhyjë për të detyruar Izraelin të ndalojë agresionin ndaj popullit palestinez në Bregun Perëndimor, përfshirë në Jeruzalemin e pushtuar”.

Palët u takuan të premten në qytetin e Ramallah në Bregun Perëndimor.

Ai gjithashtu tha se Gaza është një pjesë integrale e shtetit të Palestinës”, duke denoncuar “çdo përpjekje për të izoluar ndonjë pjesë” të territoreve palestineze.

Lexo më shumë  Një anije kineze mbetet në qendër të hetimit për gazsjellësin e detit Baltik të dëmtuar vitin e kaluar

Përpara takimit, Sullivan deklaroi në një konferencë shtypi se do të diskutonin “përpjekjet e vazhdueshme për të promovuar stabilitetin në Bregun Perëndimor”, përfshirë përpjekjet për “përballjen me terrorizmin dhe mbështetjen e forcave të sigurisë të Autoritetit Palestinez përmes koordinatorit të sigurisë së SHBA-së për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez”.

Ai potencoi se shpresonte se kjo do të arrihej përmes një Autoriteti Palestinez “të rinovuar dhe rigjallëruar”. 

Lexo më shumë  Zelensky i kërkon NATO-s të dërgojë sa më parë armatim

Rruga Press

YouTube player