Lajme

Abazoviqi i gatshëm të japë dorëheqje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është shprehur i gatshëm të japë dorëheqje nga posti që mban.

Këtë gatishmëri Abazoviqi e shprehu të enjten mbrëma, pasi partia Mali i Zi Demokratik tha se do të duhej ta bënte këtë sapo  të përfundojë procesi i zgjedhjeve të organeve të drejtësisë.

Abazoviqi tha se në parim e mbështet qëndrimin e Kryesisë së Malit të Zi Demokratik, që i bëri thirrje Kuvendit të mos shqyrtojë iniciativat e mundshme për shkurtimin e mandatit para se të zgjidhen katër anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe së paku një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, shkruan Alsat.

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë

Të gjithë duhet të kemi një konsensus më të gjerë për zhbllokimin e gjyqësorit, të Gjykatës Kushtetuese. Le të kontribuojmë të gjithë për këtë dhe të themi: ‘Mirë, po shkojmë në zgjedhje të reja. Por para kësaj, le të bëjmë një punë të përbashkët. Nëse kolegët demokratë, nëse e kam interpretuar saktë njoftimin, mendojnë kështu, unë jam gati të jap dorëheqjen”, tha Abazoviqi për “Vijesti”.

Lexo më shumë  Prezantohet agjenda e reformave, me të cilën synohet përfitimi i 950 milionëve

Abazoviqi është kritikuar shumë kohëve të fundit nga partitë në Mal të Zi, edhe nga partnerët qeveritarë. Po ashtu ka humbur besimin në Kuvend të partisë së presidentit Milo Gjukanoviq për shkak të marrëveshjes për themelimin e Kishës ortodokse serbe në Mal të Zi. Po ashtu u kritikua gjerësisht edhe për deklaratën në lidhje me gjenocidin e Srebrenicës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *