Lajme

Abazi: Procesi i emërimit të ambasadorëve do të përfundoj në javët në vazhdim

Më 19 maj të këtij viti Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i kishte propozuar presidentes Vjosa Osmani të lirojë nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik të gjithë ambasadorët e Kosovës që ishin emëruar politikisht.

Lidhur me këtë proces, kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë nga radhët e LVV-së, Haki Abazi, tha se ky proces pritet të përfundojë javët në vazhdim.

Lexo më shumë  Mbrojtja e Kosovës, Maqedonci: Pritet një sasi e konsiderueshme raketash! Po ndërtojmë ushtri me standarde të NATO-s

“Ambasadorët e rinj janë në proces të emërimit dhe ky proces do të përfundojë sipas procedurave në javët në vazhdim. Siç e dini Kuvendi është në pushim dhe sapo të rifilloj punën do të kryej obligimet që i përkasin në procesin e emërimit dhe konfirmimit të ambasadorëve”, tha Abazi.

Ndryshe edhe MPJD ditë më parë kishte deklaruar se është në fazën finale të përmbylljes së këtij procesi.

Lexo më shumë  Ilir Alimehmeti: Bashkia e Tiranës është ‘në vdekje klinike’, Rama e mban peng vetëm për hallin e tij

Në mungesë të ambasadorëve nëpër ambasadat në Kosovës, sipas Ligjit ata zëvendësohen nga diplomati tjetër me rangun më të lartë me shërbim në atë mision diplomatik, i cili merr detyrën e të ngarkuarit të përkohshëm me punë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *