Sport

Abakarov i siguron Shqipërisë tjetër medalje evropiane në mundje

Mundësi i natyralizuar i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.

Abakarov garoi të shtunën në kategorinë deri 61 kilogramë, ndërsa finalen e zhvillon të dielën.

Do të përballet me Abasgadzhi Magomedovin, që është nga Rusia, por që garon si sportist i pavarur. Abakarov, që është nga Çeçenia e Rusisë por garon për Shqipërinë, nisi garën me fitore 9:0. Më pas fitoi 7:5, kurse në gjysmëfinale e kaloi gjermanin Niklas Stechele.

Lexo më shumë  Eurostat: Shqipëria e pesta në Europë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë

Abakarov prej vitit 2022 garon për Shqipërinë. Atë vit fitoi medalje të artë në Kampionatin Botëror në Beograd. Ka fituar edhe medalje tjera me vlerë për Shqipërinë.

Sot në finale të kategorisë deri 65 kg paraqitet Islam Dudaev, tjetër mundës i natyralizuar nga Shqipëria.

Chermen Valiev, që po ashtu është natyralizuar nga Shqipëria, u ndal në luftën e parë. Ai debutoi të shtunën, ndërsa garoi në kategorinë deri 74 kilogramë, në stil të lirë.

Lexo më shumë  Eurostat: Shqipëria e pesta në Europë për numrin e të burgosurve në raport me popullsinë

Rruga Press

YouTube player