A shihni të njëjtën gjë që panë gjyqtarët e VAR-it? Bëhet viral goli i anuluar i Arbnor Mujës ndaj Çekisë
Mbrëmjen e djeshme (e enjte), Kombëtarja e Shqipërisë mundi Çekinë me rezultat 3-0 dhe fitorja në stadiumin “Air Albania” mund të ishte edhe më bindëse po të mos ishte marrëzia e gjyqtarëve në sallën e VAR-it.
Kuqezinjtë kryesonin 3-0 falë një goli të Jasir Asanit dhe dy golave të Taulant Seferit, por në minutën e 82-të, Arbnor Muja i shpëtoi mbrojtjes çeke dhe shënoi për 4:0.
Megjithatë, goli i sulmuesit anësor mitrovicas u anulua pas ndërhyrjes së gjyqtarëve nga dhoma e VAR-it, për shkak të pretendimit për pozitë jashtë loje.
Tashmë në ripërsëritje ishte e qartë se goli ishte plotësisht i rregullt, por gjyqtari kryesor i VAR-it, Rob Dieperink, doli në përfundimin se ishte jashtë loje pasi u hodhën linjat e famshme kuqeblu në fushë.
These were the lines drawn by VAR that ruled out Muja’s goal to make it 4-0. What are these lines? 😂 pic.twitter.com/kM38WKXf0Q
— Albanian Football 🇦🇱 (@AlbanianFooty) October 12, 2023
Gjyqtari kryesor Danny Makkelie respektoi vendimin e kolegut të tij nga dhoma e VAR-it, por tashmë e gjithë bota po qesh me gjyqtarët holandezë.
Gjegjësisht, vijat e mbrojtësit më të afërt të Çekisë me portierin e tyre dhe Mujës nuk janë tërhequr paralelisht me qendrën, por në mënyrë te pjerrët, gjë që shihet qartë me sy të lirë.
🚨| This was VAR line of DISALLOWED GOAL by Arbnor Muja (Albania)
— Red Card Alert (@collinabanter) October 12, 2023
Very very straight line😅 pic.twitter.com/5fiD0BjOrN
Është e kuptueshme që gabime të tilla grafike, edhe pse vërtet të rralla, mund të ndodhin, por pyetja është se si Dieperink nuk e vuri re gabimin e dukshëm, aq më tepër që gjithçka ndodhi pranë vijës qendrore dhe ai mund të shihte qartë se vija e pozitës jashtë loje nuk ishte paralele me të.
Fatmirësisht për ekipin kombëtar shqiptarë, ky gol nuk pati ndikim asgjë në fund, sepse fituan thellë dhe janë pothuajse të sigurt që do të marrin pjesë në Euro 2024, që organizohet në vitin e ardhshëm në Gjermani.
VAR z meczu ALBANIA – CZECHY…😂🤣😂
— Karol Stanicki 🇵🇱💯4XNIE🇵🇱 #PIS 2023🇵🇱 (@KarolStanicki) October 13, 2023
Normalnie to powinno być 4-0 #ALBCZE pic.twitter.com/PcAkdDdv3p
Rruga Press