Lajme

A pranohet Serbia në BE pa e njohur Kosovën? Përgjigjet presidenti i Kroacisë

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç gjatë vizitës në Kosovë iështë përgjigjur pyetjes nëse Serbia do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa e njohur pavarësinë e Kosovës.

Mediat vendase raportojnë se Milanoviç tha se ka bindjen që qeveria aktuale serbe dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, duan të qëndrojnë në pushtet dhe nuk e kanë prioritet integrimin.

Lexo më shumë  Kurti: Doganat dhe terminalet janë të shtetit, janë të Republikës nuk  janë të privatnikëve e të Klaneve

“Përgjigja është hipotetike dhe anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian, edhe kjo është hipotetike. Ka shumë në këtë moment. Kemi shumë pengesa që nuk janë adresuar dhe vlerësimi dhe bindja ime është që qeveria aktuale apo personi që e udhëheq qeverinë serbe, me sa duket nuk e ka prioritet integrimin evropian, por të mbetet në qeveri”,- tha Milanoviç.

Ai theksoi se edhe Kroacia, tashmë si anëtare e BE-së, duhet t’i kryejë disa detyra në gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *