Bota

A po përgatitet Vuçiq për luftë?

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç njoftoi blerjen urgjente të ushqimit dhe produkteve të naftës. Sipas tij, Beogradi nuk mund të “pretendojë se asgjë nuk po ndodh” kur e gjithë bota është “në mënyrë histerike duke pritur që diçka të ndodhë midis Rusisë dhe Ukrainës”.

“Sigurisht që të shpërthen koka nga fakti që duhet të zgjidhësh çështjen e blerjes së produkteve të naftës në vëllime të mëdha, duhet të gjesh para për diçka që buxheti nuk e parashikon.

Lexo më shumë  Pas largimit të dyshes Escobar - Lajçak, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim

Sot porositëm urgjentisht 10 milionë kilogramë kripë, 1 milionë kilogramë fasule, po aq bizele, për shkak të situatës që po ndodh, do të marrim 30 milionë kilogramë miell.”- tha Vuçiçi për TV Prva.

Pse Serbia është i vetmi shtet në Ballkan që po blen rezerva ushqimore dhe të naftës? A ka ardhur koha që BE të heqë dorë njëherë e mirë nga Serbia dhe pozicioni i saj qartë prorus?

Lexo më shumë  Kroacia nuk do përfshijë serbët në qeverisje

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *