Bota

A po përgatitet luftë? Rusia filloi tërheqjen e diplomatëve nga Ukraina

Me tensionet në rritje në kufirin mes Rusisë dhe Ukrainës, Moska ka filluar të tërheqë diplomatët e saj dhe familjet e tyre nga ambasada në Kiev dhe konsullata në Lviv, ka shkruar New York Times, duke cituar zyrtarë anonimë.

Gazeta shkruan se 18 vetë, kryesisht fëmijë dhe gra të diplomatëve rusë, u larguan nga Ukraina më 5 janar.

30 persona të tjerë raportohet se u larguan gjatë dy javëve në vijim, derisa diplomatëve në dy konsullatat tjera ruse në Ukrainë (Kharkov dhe Odessa) u është thënë të përgatiten për largim nga vendi.

Lexo më shumë  Gjermania do të dislokojë njësi detare në Mesdhe para një misioni të mundshëm në Ngushticën e Hormuzit

Në përgjigje për këtë, Ministria e Jashtme e Rusisë tha se ambasada e saj në Kiev po funksionon normalisht, por nuk mohoi zvogëlimin e stafit.

Sipas New York Times, zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë konfirmuar se diplomatët rusë janë larguar nga vendi.

Raportet për evakuime vijnë pasi vendet perëndimore akuzojnë Moskën për grumbullimin e trupave në kufirin me Ukrainën, me synimin për të pushtuar vendin në javët apo muajt e ardhshëm.

Lexo më shumë  Trumpi urdhëron sulm ndaj çdo anijeje që vendos mina në Hormuz

Kremlini zyrtar ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo plan për të sulmuar Ukrainën.

Rruga Press

YouTube player