A po ndahet kontinenti?/ Botës po i shtohet një oqean i ri, mësoni ku ndodhet ai
Një oqean i ri po formohet, ja cili është kontinenti të cilin ai po e ndanë mes për mes.
Pllakat tektonike të Tokës janë në fluks dhe lëvizje të vazhdueshme.
Dhe kohët e fundit, shkencëtarët kanë njoftuar se të dhënat e reja satelitore mbështesin idenë se kontinenti afrikan po ndahet në dysh falë lëvizjes tektonike dhe se kjo ndarje do të krijojë një oqean të ri.

Pse po ndahet në dysh Afrika?
Shpjegimi për këtë bazohet në parashikimet e tektonikës gjeografike të pllakave.
Në Afrikën Lindore, veçanërisht në rajonin Afar të Etiopisë, klima e nxehtë po bën që pllakat tektonike të largohen nga njëra-tjetra. Ky rajon shtrihet mbi tre pllaka tektonike, përkatësisht pllakën nubiane, somaleze dhe atë arabe.
Të çara si në foton e mëposhtme po ndodhin përgjatë të gjithë zonës ku parashikohet të bëhet ndarja e kontinentit afrikan.

Në një raport të NBC News, i cili vjen përmes Futurism, Christopher Moore, një student doktorature në Universitetin e Leeds në Mbretërinë e Bashkuar, diskutoi të dhënat e reja satelitore. Moore ka përdorur në mënyrë specifike radarin satelitor për të monitoruar aktivitetin vullkanik.
Moore i tha NBC News se “[Kjo zonë e Afrikës] është i vetmi vend në Tokë ku mund të studioni se si çarja kontinentale bëhet një çarje oqeanike”. Me fjalë të tjera, i vetmi vend në Tokë ku një kontinent po ndahet në dysh.
“Gjiri i Adenit dhe Deti i Kuq do të vërshojnë mbi rajonin Afar dhe në Luginën Rift të Afrikës Lindore dhe do të bëhen një oqean i ri….” tha Moore për NBC News, duke shtuar se pjesa e sapo ndarë e Afrikës “do të bëhet kontinenti i saj i vogël dhe i veçantë”.
Rruga Press