Kuriozitete

A po na bën mikroplastika rezistent ndaj antibiotikëve?

Mikroplastika mund të jetë duke na bërë më rezistent ndaj antibiotikëve, thonë shkencëtarët në SHBA.

Një studim nga Universiteti Rice në Hjuston, Teksas, shqyrtoi ndikimin e polistirenit (shkumës së detit) në shëndetin e njeriut. Ai tregoi se grimcat mikroplastike ofrojnë një mjedis “komod” për të shtuar bakteret që kanë rezistencë të lartë ndaj antibiotikëve.

Duke qenë se polistireni është pothuajse kudo, në ambalazhe plastike, veshje dhe kontejnerë ushqimesh që merren me vete, kjo do të thotë se ka të ngjarë që ne gëlltisim miliona baktere të mbushura me mikroplastikë.

Hulumtimet shqetësuese kanë vërtetuar se organet e njeriut mund të thithin mikroplastikë dhe ka një shqetësim të veçantë për foshnjat, të cilët mund të kenë 15 herë më shumë mikroplastikë në trupin e tyre sesa të rriturit.

Pra, nëse këto grimca të vogla plastike po hyjnë në sistemet tona imunitare dhe bakteret rezistente ndaj antibiotikëve po shtohen paralel me to, do të bëhet më e vështirë për sistemin tonë imunitar të luftojë sëmundjen.

Si përzihen grimcat plastike dhe bakteret?

Ndërsa grimcat plastike vjetrohen, ato lëshojnë kimikate që lejojnë gjenet e rezistencës ndaj antibiotikëve (ARG) të përhapen. Këto gjene janë të armatosur me kromozome bakteriale, fagë dhe plazmide, të cilat mund të përhapin rezistencën ndaj antibiotikëve te njerëzit, duke ulur aftësinë e tyre për të luftuar infeksionet.

“Ne u befasuam kur zbuluam sa më gjatë të qëndrojë mikroplastika aq më shumë rritet ARG-ja,” tha shkencëtari Pedro Alvarez.

Studimi, i publikuar në Journal of Hazardous Materials, zbuloi se mikroplastika varionte në madhësi nga 100 nanometra në pesë mikrometra në diametër.

Rezistenca ndaj antibiotikëve shpesh i atribuohet përdorimit të tepërt ose keqpërdorimit të antibiotikëve. Por ky studim i ri sugjeron se rezistenca rritet edhe pa praninë e antibiotikëve sepse bakteret mund të bëhen më vdekjeprurëse për shkak të ndotjes plastike.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *