Bota

A po ja kthen Kina shpinën Rusisë apo po luan me dy porta?

Që kur Putini vendosi të pushtojë Ukrainën më 24 shkurt, lufta e tij është financuar masivisht nga tregtia e naftës dhe gazit, sidomos drejt Europës.

Por, ndërkohë që BE nisi të kërkojë alternativa për të shpëtuar nga varësia e saj ndaj gazit rus, Putin rriti eksportet e tij drejt Kinës – madje ai nënshkroi edhe një marrëveshje 30-vjeçare gazi që përfshinë ndërtimin e një gazsjellësi të ri për të lidhur dy shtetet.

Ama mesa duket, Kina nuk është aspak e interesuar të ndjekë shembullin e Europës duke krijuar një varësi krejt të sajën ndaj Rusisë.

Së fundmi, Cheniere Engergy Inc – i cili është eksportuesi më i madh i gazit të lëngshëm në SHBA, konfirmoi një marrëveshje të re madhore me shtetin kinez.

Ditën e djeshme, ata nënshkruan një marrëveshje plot 24-vjeçare me kompaninë shtetërore kineze PetroChina Co. për shitjen e 1.8 milionë tonëve gaz në vit deri në vitin 2050.

Lexo më shumë  BE-ja paralajmëron Serbinë: Kushdo që vë në dyshim gjenocidin e Srebrenicës s’ka vend në Evropë

Kjo marrëveshje vjen në një kohë kur Putin kishte kufizuar furnizimin me gaz drejt Europës pikërisht sepse tregu kinez mendohej të ishte garancia e tij e palëkundur.

Një marrëdhënie më e ngushtë mes Kinës dhe SHBA-së mund t’i trazojë ujërat në Moskë, pasi Kinës mund t’i duhet  t’i bashkohet vendeve perëndimore në qëndrimin e tyre kundër luftës në Ukrainë.

Që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, Kina ka mbajtur një qëndrim relativisht neutral edhe pse ajo ka refuzuar ta dënoi vendimin e Putin dhe ka votuar kundër sanksioneve ekonomike ndaj Rusisë.

Tashmë, Kina duket se po luan me dy porta, duke nënshkruar një marrëveshje 30-vjeçare nga njëra anë me Rusinë, dhe një tjetër marrëveshje 24-vjeçare më SHBA-në nga ana tjetër.

Lexo më shumë  Blinkeni thotë se Rusia duhet të paguajë për rindërtimin e Ukrainës

Disa mund ta mendojnë këtë një akt tradhtie të Kinës ndaj Rusisë.

Të tjerë mund ta shohin atë thjesht si një lëvizje biznesi.

Ama, diçka është e qartë – Kina po refuzon të jetë e varur për energji qoftë nga Rusia, qoftë nga SHBA.

Sidoqoftë, sipas një zyrtari të lartë të Pekinit, gjigandi i gazit rus Gazprom, ka pranuar t’i dërgojë Kinës 10 miliardë metër kub gaz në vit.

Kjo është një sasi shumë më e madhe nga ajo që do të vij nga Shtetet e Bashkuara, ndaj mesa duket Kina mund të jetë ende pak më e varur nga Rusia për energji se sa nga SHBA-ja.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *