Opinion/Aktualitet

A nuk është koha që ne t’i themi stop tregtimit me tokat tona kombëtare?

Shkruan Bekim Qoku

Mbaj mend kur profesori im i historisë në Tiranë thoshte se në historinë e Shqipërisë, nuk ka pasur udhëheqës që nuk ka bërë pazare me toka kombëtare; edhe para, por sidomos nga Ahmet Zogu, te Enver Hoxha, Sali Berisha e deri te Fatos Nano (ende nuk kishin dalë në skenë tregtarët e tokave Edi Rama me detin, Hashim Thaçi e Isa Mustafa me 2500 hektarë tokë Maqedonisë dhe Ramushi 8200 hektarë Malit të Zi). Çështja ka qenë, vazhdonte ai, vetëm tek çmimi, pra, sa ka qenë pazari për tokën kombëtare. Me çmim nënkuptohet, natyrisht, favore personale ndaj udhëheqësit, si pushtet, pasuri, heqje dorë nga kërcënimi për zbulim aferash, shpëtim nga përndjekja penale ndërkombëtare etj. Dhe kështu, udhëheqës pas udhëheqësi, brenda 150 vitesh kemi arritur ta tkurrim kokën arbërore për më shumë se gjysmën e sipërfaqes së saj. Tendeca vazhdon.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Është një ishull diku thellë në Oqeanin Paqësor me emrin Ishulli Pashkës. Njihet sidomos për skulpturat e gurit Moai. Kur u zbulua në 1722 nga një anije holandeze, marinarët e saj, sapo zbarkuan në të, nuk mund t’u besonin syve që në ishull nuk shikonin asnjë pemë. I tërë ishulli, megjithëse me gjelbërim, nuk kishte kurrkund një pemë. Banorët e ishullit kishin prerë e kishin faruar të gjitha pemët e tij. Kjo ka bërë që popullsia e ishullit, për pasojë, të reduktohet për pesëfish brenda vetëm një shekulli. Por si ka ardhur deri këtu që të mos ketë asnjë pemë? Mendohet se një kohë ishulli ka pasur shumë pemë, por secili brez ka prerë sa ka mundur për nevojat e veta. Dhe kështu brez pas brezi, udhëheqës pas udhëheqësi, për interesa të veta momentale, kanë prerë pemët sa kanë mundur derisa në ishull kanë ngelur vetëm statujat e gurit dhe një dorë njerëzish. Pyetja që shtrohet është: si do të merrte historia e popullsisë së ishullit sikur të gjendej një brez, me një udhëheqës të denjë, që do t’i thoshte stop kësaj masakre ndaj pasurisë ishullore. Çfarë do të ndodhte sikur ai brez të gjente mënyra të tjera për t’i kënaqur nevojat e veta, pa qenë i detyruar të shkretonte të gjitha pemët jetëdhënëse të ishullit?

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

A nuk është koha që edhe ne t’i themi këtu stop tregtimit me tokat tona kombëtare? Sepse po vazhduam edhe ne kështu, do mbesim vetëm me një pëllëmbë tokë, e paaftë më për të mbijetuar si e tillë.

Udhëheqësin e denjë e kemi, fatmirësisht. Ky nuk pranon të japë tokë kombi. Na mbetet neve si brez vetëm ta ndjekim e ta mbështesim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *