Opinion/Aktualitet

A mos vallë janë fatkeqësi natyrore dhe aksidente trafiku krimet e pazbardhura ekonomike dhe vrasjet politike?

Shkruan Lirim Gashi

LDK-ja dhe PDK-ja e udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa mbajnë përgjegjësinë historike për plaçkitjen dhe copëtimin e shtetit të tyre.

Sepse përveç vëllimit të paparë të krimit të organizuar dhe korrupsionit kanë arritur ta prodhojnë të pamundurën nga negociatat me Serbinë.

Ne kemi hyrë me bonusin e viktimës në negociata dhe kemi mundur ta mbajmë lehtësisht Serbinë gjatë gjithë kohës të ngujuar në bankën e akuzës, aty ku e ka vendin.

Çuditërisht Isa dhe Hashimi kanë arritur që në fund të negociatave Kosovën ta ulin në bankën e akuzës, ndërsa Serbinë në bankën e viktimës.

Ata duket se e kanë keqinterpretuar me qëllim planin e Athisarit dhe kanë krijuar njëmbëdhjetë nga pesë komunat me shumicë serbe.

Dhe sikur as kjo të mos mjaftonte, ata e kanë copëtuar edhe më shumë Kosovën duke i shpallur si komuna joshqiptare edhe disa fshatra me nga treqind banorë, të cilat jo vetëm që do të jenë në të ardhmen burime të vazhdueshme trazirash, por edhe do ta gërryejnë Kosovën nga brenda si qelizat kancerogjene në fazën e metastazave, duke i minuar vazhdimisht themelet e saj.

Kur kësaj ia shtojmë edhe ekstraterritorialitetin e Kishës Ortodokse Serbe, e cila e drejton dhe frymëzon nga prapaskena politikën klerofashiste dhe hegjemoniste serbe, atëherë as që jemi të vetëdijshëm se në çfarë kurthi kemi rënë dhe çfarë plagësh vdekjeprurëse ia kemi shkaktuar vetvetes.

Gabimet fatale në politikën tonë të jashtme janë të lidhura me njëra-tjetrën si hallka zinxhiri dhe rëndojnë mbi supet tona si një mallkim kombëtar.

Krerët tanë politik morën shpesh vendime antikombëtare dhe antishtetërore.

Por ata deputetë që e votuan në vitin 2013 në Kuvendin e Kosovës Asociacionin e Komunave Serbe ashtu siç ishte firmosur nga Hashim Taçi do të mbahen mend nga ky popull përgjithmonë si tradhtarë.

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Nën 1. sepse u dëshmuan servilë të tij të pacipë dhe nën 2. sepse ai vendim shkaktoi dyshime të mëdha tek njerëzit normalë që e pyesnin veten:

Njerëzit që votojnë dhe vendosin në Kuvendin e Kosovës kundër interesave të shumicës shqiptare dhe të shtetit multietnik a i përfaqësojnë interesat e Serbisë apo të Kosovës?

A financohen nga taksapaguesit shqiptarë për të përfaqësuar atje interesat e Beogradit apo të Prishtinës?

Mirëpo, kulmi i marrëzisë ishte vendimit i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të mos e anuluar atë marrëveshje totalisht.

Sepse mjaftoi aprovimi i disa pikave legjitime që kjo marrveshje e modifikuar të aprovohej në Kuvendin e Kosovës nga deputetët antikombëtarë dhe antishtetërorë të Bandave Mafoze PDK-LDK.

Pse?

Sepse përmes këtij votimi aprovues dy nënshkrimet budallaqe të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës u shndërruan në një marrëveshje të vlefshme ndërkombëtare që është më e fortë se Kushtetuta e Kosovës.

Asnjëherë për mua nuk do të ishte befasi nëse Isa Mustafa do të shkatërronte dhe plaçkiste vendin e tij në rastin e parë që do të ulej në karrigen e kryeministrit, sikurse që ndodhi.

Por u trondita pafundësisht nga ajo që bëri gjatë gjithë periudhës së pasluftës Hashim Thaçi, fillimisht kreu i krahut politik të UÇK-së, e më pas Kryetar i shtetet të Kosovës .

Nuk do t’i numëroj të gjitha mëkatet e tij, sepse do të më duhej të shkruaja një roman. Por dy gjëra nuk do t’i lë pa i thënë :

  1. Pse nuk e bëri kundërpadinë e paralajmëruar ndaj Dik Martit për shpifjet për ekzistencën e “Shtëpisë së Verdhë” ku gjoja u hoqën organet e serbëve të vdekur me ndërhyrje kirurgjike që nuk mund t’i bëjmë as tani njëzet vjet pas luftës?
  2. Pse lejoi që situata të përshkallëzohej deri në atë pikë saqë Serbia me ndihmën e deputetëve të partive të ekstremit të djathtë në Këshillin e Europes, ta krijoi një Gjykatë Speciale në truallin e Kosovës, e cila do t’i ndëshkonte bashkëpunëtorët e tij politikë dhe ish-udhëheqësit e UÇK-së si kriminelë lufte?
Lexo më shumë  Prezantohet agjenda e reformave, me të cilën synohet përfitimi i 950 milionëve

Imagjinoni Serbia, e cila kurrë nuk kërkoi falje, e lëre më të paguaj dëmshpërblim, tani po i gjykon komandantët e UÇK-së si kriminelë lufte?

Jam shumë i sigurt se Hashim Thaçi do ta marrë dënimin më të vogël nga ajo Gjykatë, ndërsa të gjithë të tjerët nuk do ta shohin fundin e dënimit apo lirinë. Shpesh pyes veten se sa energji budallaqe, kriminale dhe e pabesë mund të zë vend në trurin e një bariu të një tufeje delesh shqiptare, që është ngrënë dhe gjymtuar nga ujqërit serbë 150 vjet rresht, për ta kthyer historinë përmbys dhe për t’i shpallur ujqit si viktima, ndërsa delet si autore të mizorive ndaj tyre.

Nuk e di me të vërtetë se prej cilit brum është i ndërtuar truri i atyre shqiptarëve, që ende nuk e shohin as një perqind të vëllimit të krimeve dhe tradhtive kombëtare, që kanë bërë bandat mafioze Ldk dhe Pdk në kohën e Isa Mustafes. dhe Hashim Thaçit.

Por një gjë e di. Asgjë nuk ndodhi pa dashje apo nga injoranca.

Jam i habitur që shqiptarët e thjeshtë nuk mund ta kuptojnë se një numër kaq i madh krimesh ekonomike dhe vrasjesh politike të pazbuluara, nuk mund të shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore apo nga aksidentet e trafikut, por vetëm nga dora e njeriut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *