BotaKryesore

‘A je i çmendur?’: Përfaqësuesi i Ukrainës me mesazh të drejtpërdrejtë për Putinin në asamblenë e 11-ë të OKB-së

Një sesion special urgjent i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së po zhvillohet aktualisht në Nju Jork, i pari i këtij lloji në 40 vjet.

Për t’ju dhënë edhe më shumë një ide se sa serioze është situata ky është sesioni i 11-të i tillë në histori.

Përfaqësuesi për Ukrainën, duke iu drejtuar asamblesë, kishte një mesazh të drejtpërdrejtë për Rusinë.

Lexo më shumë  Delegacioni amerikan dhe ai iranian në takime të ndara me kryeministrin e Pakistanit

“Në asnjë mënyrë nuk mund të justifikoni mijëra e mijëra trupa tuaja në territorin tonë,” thotë ai.

Sa i përket thirrjes së Rusisë për ushtrinë ukrainase për të hequr qeverinë e Ukrainës, ai pyet: “A jeni i çmendur?”

Ai i kërkon Rusisë të “tregojë respekt” dhe thotë se populli rus meriton paqen, demokracinë dhe lirinë.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *