ArgumentKryesore

A është reale rritja e importit serb në Kosovë?

Media Indeksonline ka publikuar një lajm me titull ‘Rritet importi nga Serbia, lë pas Shqipërinë’, ku tregon raportin e Statistikave të Tregtisë së Jashtme të Kosovës për tre muajt e parë të vitit 2022.

Indekonline e vendos theksin tek rritja e importit nga Serbia në raport dhe tejkalimin e importit serb nga ai shqiptar. Por a është e vërtetë kjo rritje?

Me ardhjen në pozitë të Qeverisë Kurti 2, një ndër gjërat që ka ndryshuar më shumë në Kosovës është kontrolli mbi doganat dhe lufta ndaj kontrabandës. Kanë qenë të shumta rrugët kontrabanduese ilegale që janë bllokuar, magazinat me mall të pa çdoganuar që janë lokalizuar, mbyllur dhe sekuestruar, e gjithashtu ulja e abuzimeve në dogana nga ana e stafit të administratës publike që është në detyrë.

Të gjithë e dimë që kontrabanda serbe në Kosovë ka qenë në nivele tejet të larta dhe që Qeveria Kurti ka pasur sukses kolosal derimë tani në luftën ndaj kontrabandës. Pra, është rrjedhim i thjeshtë logjik të mendojmë se eksportuesit serbë thjesht janë detyruar që mallrat që i fusnin ilegalisht në doganë, t’i kalojnë tani legalisht në tregun e Kosovës. Pra rritja e importeve nuk është reale. Reale është rritja e formalizimit të importit serb në Kosovë.

Lexo më shumë  ASK: Regjistrimi i popullsisë pritet të mbarojë para datës së caktuar

Gjithashtu vlen të përmendet fakti që nuk ka asnjë nxitje nga Qeveria Rama për rritjen e ndikim të Shqipërisë në tregun e Kosovës dhe e gjithë vëmendja dhe suporti i saj po jepet për Ballkanin e Hapur dhe bashkëpunimin me Serbinë.

Më poshtë keni artikullin e plotë nga Indeksonline:

Derisa reciprociteti me Serbinë nuk është aktualisht as në çështjet që diskutohen, Serbia vazhdon të jetë importuesja kryesore e mallrave në Kosovë nga vendet e CEFTA-s.

Këtë e tregojnë Statistikat e Tregtisë së Jashtme për tre muajt e parë të vitit 2022, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Derisa importet nga vendet e CEFTA-s në muajin mars 2022 arritën në 93.2 milion euro, nga janari deri në mars 32.2 milonë euro mallra janë importuar nga Serbia, që shënon më shumë se 1/3 e importeve që janë bërë nga këto vende.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2021, në këtë tremujor Serbia rezulton të ketë importuar në Kosovë rreth 10 milionë euro më shumë mallra.

Ajo lë pas Shqipërinë, e cila ka pjesëmarrje në import 28.4 milionë euro, si dhe Maqedoninë me 26.4 milionë euro.

Lexo më shumë  Avokati serb me deklaratë të fortë: Do t’i kërkoj Francës që të mos ia shesin aeroplanët “Rafale” Aleksandar Vuçiqit

Vlera totale e importeve të Kosovës në janar-marsin e vitit 2022, është mbi 493.9 milionë euro, prej te cilave 205.4 milionë euro apo 41.6% e tyre, janë importe nga vendet e BE’së.

Vendet e CEFTA’së janë importuesit e dyte për nga vlera, me pjesëmarrje në import 18.9%.

72.9 milionë apo 14.8% janë importe kryesisht nga Turqia, por edhe dy vendet e tjera evropiane, Britania e Madhe dhe Ukraine.

Tre vendet aziatike, Japonia, Kina dhe India shënojnë pjesëmarrje në import në vlere prej 56.6 milionë euro apo 11.5%.

Ndërsa vendet e tjera jo-evropiane kane importuar 11.9 milionë euro, që përbën 2.4% të importit të përgjithshëm.

E vendet që importuan më së paku janë nga EFTA, me gjithsej 3.2 milionë euro apo 0.7%.

50.4 milionë euro kategorizohen si importe nga vende të tjera, e që përkthyer në përqindje i bie 10.2% e importit total.

Shikuar veç e veç, top 5 vendet nga të cilat Kosova ka importuar më së shumti përgjatë janarit, shkurtit dhe marsit të vitit 2022, janë: Turqia në vend të pare me 13.8% pjesëmarrje në import, Gjermania me 10.6%, Kina me 10.5%, Serbia me 6.5% dhe Shqipëria me 5.8%.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *