Opinion/Aktualitet

A e njihni ndonjë “peshk të madh” që e ka çu në burg Blerim Isufaj?

Nga Besnik Krasniqi

A e njihni ndonjë “peshk të madh” që e ka çu në burg Blerim Isufaj?

Përgjigjja dihet. Është JO!

Sepse, Prokuroria ka shërbyer si lavatriçe për pushtetarët e korruptuar.

Qe një statistikë: Prej shpalljes së pavarësisë e deri më 2021, pra për 13 vjet, janë ngritur 298 aktakuza ndaj 216 politikanëve, pjesa dërmuese për vepra penale të korrupsionit. Nga to, 109 janë ngritur ndaj zyrtarëve të nivelit qendror. Deri atëherë, vetëm 3 dënime të formës së prerë dhe as ato nuk kanë qenë me burgim efektiv.

Lexo më shumë  Pas krimeve ajo e puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik në trupin serb”: Biljana Pllavshiq ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

Prandaj, në shtetin ku BE-ja pati konstatu që korrupsioni ishte endemik, pra ishte kthyer në sëmundje, nuk ka asnjë pushtetar me pozitë të lartë, po e zëmë ministra, të dënuar me aktgjykim të formës së prerë.

Dihet botërisht që prokurorët nuk gjykojnë. Gjyqtarët gjykojnë, e prokurorët e bëjnë aktakuzën. Dhe, kryesisht nëpërmjet aktakuzave janë shpërla të korruptuarit.

Pas raportimeve të mediave për korrupsion, ministrat e zyrtarët e tjerë të lartë e kanë parë të nevojshme të shpërlahen nga akuzat. Prokuroria është bërë sikur po heton e po ngre aktakuzë. Por, në to janë bërë dhe lënë defekte, qëllimshëm, qoftë procedurale apo që lidhen me provat. Dhe, mandej, duke u kapur avokatët për këto defekte, shumë të korruptuar janë liruar nga gjykata.

Lexo më shumë  Për zgjedhjen e Presidentit më shumë jo sesa po, sepse të dënuarit na i shtojnë votat, prandaj duam zgjedhje - po na thotë PDK!

Prandaj, është lajm fantastik shkarkimi i kryeprokurorit të Speciales. Dhe, hapi i radhës do të duhej të ishte një hetim i thellë mbi skemën nëpërmjet së cilës janë shpërla “peshqit e mëdhenj” të zhytur në korrupsion.

Rruga Press

YouTube player