Lajme

“A e keni takuar burrin tuaj si biznesmen”/ Gazetari i kujton Xhaçkës kodin etik, Rama i mbyll gojën për 3 muaj

Kryeministrit Edi Rama ditën e sotme ka “futur në riedukim” një tjetër gazetar, pas pyetjes që ky i fundit i drejtoi ministres Olta Xhaçka. 

“A e keni takuar bashkëshortin tuaj si biznesmen”, ishte pyetja e gazetarit duke ju referuar kodit etik të qeverisë “Rama 3”.

Gazetari: Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ty, në 29 prill ka hyrë në fuqi kodi i ri etik për këshillin e ministrave i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministrat që e shkelin.

Lexo më shumë  Ky është gjakovari që u arrestua dje nga policia serbe, prokuroria e Serbisë ia sajon brenda dite një akuzë për kinse krime lufte si pjestar i UÇK-së

Një nga pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në kushte kur janë në prani të dy punonjës të administratës.

Ju e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik nënë shoqërinë e punonjësve të administratës apo e keni shkelur?”.

Rama: Tani dëgjo, tani këtu përgjigjen do ta jap unë, do kalosh në rieduktim si Ambrozia në tre muajt e ardhshëm, nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi.

Kujtojmë se ministrat do të duhet të bëjnë më shumë kujdes me sjelljen e tyre, kjo për shkak të ashpërsimit të Kodit të Etikës. Me vendim qeverie, Ministrat nuk lejohen të takojnë vetëm biznesmenë, por në grupe biznesi dhe në prani të 2 nënpunësve publikë.

Lexo më shumë  “Bllokimi i qytetarëve të Kosovës”, Von Cramon: Serbia të ndalojë së turpëruari veten, të sigurohet liria e lëvizjes

Po ashtu minutat e takimeve, identiteti i personave të përfshirë në këto  takime,  si dhe çështjet  e diskutuara  do të regjistrohen në një regjistër të posaçëm që do të mbahet nga sekretari i përgjithshëm i ministrisë përkatëse.

Rruga Perss

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *