KryesoreOpinion/Aktualitet

A do t’i kërkojë Polonia BE-së, largimin nga posti të Lajçakut?

Nga Shaban Murati

Shënim nga blloku diplomatik

Portali news.yahoo.com njoftonte në 15 shkurt 2023 se Ministria e Jashtëme e Polonisë ka pushuar nga puna të gjithë diplomatët polakë, që janë diplomuar në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të MPJ të Rusisë të quajtur MGIMO.

Është sekret i njohur nga të gjithë se ky institut është themeluar dhe i menexhuar nga shërbimi sekret rus, dikur me emrin KGB dhe tani me emrin FSB.

Ministri jashtëm i Polonisë, Zbigniev Rau, duke shpjeguar motivet e veprimit administrativ të MPJ për largimin nga rradhët e shërbimit diplomatik polak të të diplomuarve në MGIMO,  dekaroi për “Gazeta Polska”: “MGIMO është një ivestim në punën e imperializmit rus.

Është pjesë e “soft power” ruse dhe supozohet që të diplomuarit e atij universiteti i shërbejnë perandorisë ruse”.

Vendimi i MPJ të Polonisë për pastrimin dhe filtrimin e rradhëve të diplomacisë polake nga të diplomuarit e MGIMO-s së MPJ të Rusisë, është një vendim i drejtë sovran i saj për mbrojtjen e diplomacisë dhe të interesave shtetërore dhe kombëtare polake.

Në situatën e tanishme të agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, të kërcënimeve ruse për luftë ndaj gjithë Europës dhe rreziqeve ekzistenciale, që Moska përfaqëson për gjithë fqinjët e Ukrainës dhe sidomos ndaj Polonisë,  ky veprim i MPJ të Polonisë është i kuptueshëm dhe i mirëkuptueshëm.

Kjo masë preventive e Polonisë për mbrojtjen e diplomacisë nga viruset ruse duhet marrë si një model efektiv për të gjitha shtetet ish-komuniste, që sot janë anëtarë të NATO-s dhe të BE, dhe kanë plot të diplomuar të MGIMO-s ruse në poste diplomatike kyçe kombëtare dhe ndërkombëtare. Para disa vitesh, duke marrë shkas nga rrjedhja e informacioneve të klasifikuara atlantike nga NATO në Moskë, selia e NATO-s në Bruksel u kërkoi të gjitha shteteve anëtare listat me emrat e diplomatëve të tyre, që janë diplomuar në Moskë…

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Vendimi i drejtë sovran i MPJ të Polonisë shkaktoi stuhi në Moskë dhe zëdhënësja e MPJ të Rusisë, Maria Zaharove, në 17 shkurt në konferencën e saj të rregullt të shtypit sulmoi Poloninë, duke e cilësuar veprimin polak si shkelje të të drejtave të njeriut.

Nuk tha edhe humbje e disa burimeve të informacionit për Rusinë.

Duke marrë shkas nga vendimi i drejtë i MPJ të Polonisë për largimin nga rradhët e saj të diplomatëve polakë të diplomuar në MGIMO-n ruse, një pyetje urgjente lind nëse Polonia si shtet i rëndësishëm i BE dhe i NATO-s do t’i kërkojë BE-së largimin e menjëhershëm nga postet diplomatike të BE të diplomatit sllovak Miroslav Lajçak, i cili mban postin e të dërguarit të posaçëm të BE për dialogun Serbi-Kosovë dhe për Ballkanin.

Miroslav Lajçak është diplomuar në moshën 24 vjeç në vitin 1987 në MGIMO-n e MPJ ruse. Një vit më vonë në vitin 1988, kur vendi i tij ishte anëtar i Traktatit famëkeq ushtarak të Varshavës, i krijuar dhe i sunduar nga Moska dhe kur kuadrin diplomatik të shteteve të Tratatit të Varshavës e bënin institucionet ruse, Lajçak emërohet diplomat në ambasadën çekosllovake dhe sllovake në Moskë, ku qendron deri në vitin 1993.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Qeveria e Kosovës po harton ligj të ri për mbrojtjen nga diskriminimi

Pas kësaj ai ka pasur një karrierë të shkëlqyer diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare , të cilën nuk mund të mendohet ta ketë një diplomat i një shteti të vogël e të varfër, pa një përkrahje të vazhdueshme nga  një shtet i fuqishëm.

Ai gjeti të shtruar në tavolinë postet të rëndësishme diplomatike si drejtor Ekzekutiv në misionin e OKB për Ballkanin, i dërguar i posaçëm i BE për referedumin e pavarësisë së Malit të Zi, përfaqësues i lartë i BE në Bosnje-Hercegovinë, ministër i jashtëm i Sllovakisë, president i Asamblesë së Përgjithëshme të OKB, kryetar i OSBE në Vienë, etj.etj. për të mbrritur tani te posti delikat i përfaqësuesit të posaçëm të BE për dialogun Serbi-Kosovë.

Në vitin 2018 MPJ e Rusisë i dha Miroslav Lajçakut titullin “doktor honoris causa” i Institutit MGIMO, për merita që duket ishin përputhur me interesat e Rusisë në arenën ndërkombëtare.

Aktualisht i diplomuari i MGIMO-S dhe doktor honoris causa i MGIMO-s ruse, është përfaqësues i posaçëm i BE për dialogun Serbi-Kosovë dhe për Ballkanin. Çdo diplomat, që i ka ndjekur veprimtarinë dhe qendrimet e tij diplomatike në Ballkan, e ka të lehtë të konstatojë përputhjen me teza dhe qendrime të MPJ të Rusisë për Kosovën dhe për Ballkanin.

Në situatën e tanishme europiane të reve të zeza të luftës, që po vijnë nga Rusia drejt Europës, bëhet imediate një pyetja ekzistenciale për integritetin europian të diplomacisë së BE:

A do t’i kërkojë Polonia BE-së largimin e menjëhershëm të Miroslav Lajçkut nga shërbimi diplomatik i BE? /gazetadita/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *