Shëndetësi

A do të përfundojë koronavirusi me Omicron? Mjeku Ilir Alimehmeti publikon studimin: Asnjë rast i rëndë me variantin e ri! Ja pse ndodh kjo

Mjeku Ilir Alimehmeti thotë se varianti i ri i koronavirusit, Omicron deri më tani nuk ka shënuar asnjë rast të rëndë të infektimit.

Me anë të një postimi në Facebook, ai sqaron se ky variant përmban një bakter që është i njohur për trupin e njeriut, e cila shkakton gripin e zakonshëm.

Sipas tij, kjo mund të jetë pikërisht dhe arsyeja se pse nuk janë zhvilluar forma të rënda tek njerëzit. Teksa publikon një studim, mjeku shton se personat e prekur nga Omicron kanë më pak nevojë për trajtim spitalor.

Ilir Alimehmeti shtron pyetjen nëse koronavirusi do të përfundojë me variantin Omicron, teksa thotë se kësaj mund t’i jepet përgjigje në javët në vazhdim.

Deri tani asnje rast i rende me Omicron ne te gjithe boten! Ne variantin Omicronit eshte futur nje sekuence gjenetike e HCoV-229E. HCoV-229E eshte nje betakoronavirus i njohur prej kohesh qe shkakton “gripin e zakonshem” te njerezit.

Kjo mund te jete baza e arsyes pse ndoshta njerezit e njohin me mire kete sekuence dhe nuk zhvillojne shume forma te renda!

A mund te jete ky varianti i virusit qe do te perfundoja pandemine duke qene me i transmetueshem por i lehte klinikisht?

Presim edhe ndonje jave dhe sigurohemi! Deri tani asnje arsye per shqetesim!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *