Lajme

A do të ketë sot një takim Kurti-Vuçiq, të ndërmjetësuar nga Macroni në Paris? Flet media pranë Brukselit

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq qëndrojnë sot në Paris për Forumin e Paqes me rastin e Ditës së Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Edicioni i gjashtë dyditor i këtij forumi mund të kthehet në shansin për një përballje të drejtpërdrejtë mes dy liderëve, por për këtë nuk dihet ende asgjë me saktësi.

Lexo më shumë  Aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri në vitin 2022

Euroactive raporton se një takim i tillë i mundshëm do të ishte mundësi për diskutimin e propozimit perëndimor për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërmjetësi i takimit mund të jetë presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili pasi ka pritur në takim kryeministrin Kurti, do të ketë një  bisedë kokë më kokë me Vuçiqin. Plani franko-gjerman i kërkon Kosovës themelimin e një Asociacioni pa karakter ekzekutiv, ndërsa Serbisë njohjen de facto. 

Lexo më shumë  Rashiq: Beogradi bëri presione ndaj serbëve dhe përdori ‘inxhiniering zgjedhor’ në Kosovë

Rruga Press

YouTube player