Opinion/Aktualitet

A do të barazohet dollari me euron?

Nga Rruga Press

Sonte ( e mërkurë) në orën 20:00 Rezervat Federale do të vendosin për normat e reja të interesit.

Pas treguesve të lartë të inflacionit në Sh.B.A në muajin maj në shifrat prej 8.6% në raport me 1 vit më parë, tregjet kapitale kanë vlerësuar se nuk është çudi që kamatat e thesarit të shkojnë në 75 pikë më shumë. Kjo normë e re do ta trondiste raportin dollar/euro kombinuar dhe me luftën Rusi -Ukrainë, çmimet e energjisë në Eurozonë dhe panikun e tregjeve kapitale europiane. Këto vlerësime nga shumë ekonomistë amerikanë, u zbutën pak nga mbledhja e papritur e Bankës Qendrore për ovbligacionet europiane (euro bondet).

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Italia është më e shqetësuar se të gjithë vendet anëtarë për shkak të shtrejntimit të huamarrjes dhe borxhit të lartë. Me normat e reja të interesit në Evropë, aftësia e shteteve për të marrë borxh dhe paguar borxhin do të bjerë dhe kjo shkakton panik në tregje. Kjo e bën Bankën Qendrore Evropiane më të kujdesshme. Ajo duhet të garantojë rifinancimin e borxheve dhe vënien në përdorim të 750 miliardë eurove të parashikuara për krizën e pandemisë Covid 19.

Në bursat ndërkombëtare usd/eu sot arriti sërish nivelet e larta 20 vjeçare prej 0.96 eurove ndaj 1 dollari amerikan.

Pay Pal ndërkohë e ka njësuar dallimin gati në shifra dhjetore mes dollarit dhe euros.

Një dollar i fortë pas mbledhjes së sotshme të Federal Reserve do të thotë më shumë inflacion për Eurozonën.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *