Lajme

A do rikthehen vizat?/ Gjermania fut Shqipërinë në listën e vendeve problematike

EU Observer publikoi një dokument plot shqetësime për sa i përket azil kërkimit dhe krimeve nga të huajt  hartuar nga  Gjermania për Komisionin Europian.

Në dokument thuhet  se bazuar në të dhënat statistikore të kriminalitetit për vitin 2020  Moldavia, Gjeorgjia, Ukraina  dhe disa vende nga Ballkani, Shqipëria dhe Serbia janë në top listën e 10 vendeve që thyejnë ligjet. Shqipëria në këtë listë renditet e dyta.  Gledis Gjipali nga “Lëvizja Europiane Shqipare” i  tha Top Channel se të tilla shqetësime ndër vite kanë shoqëruar procesin e liberalizimit të vizave jo vetëm për Shqipërinë.

Lexo më shumë  Michael Roth nuk e përmban gjuhën pas dështimit të KiE me Kosovën: M*t! Evropa do të humbasë ndikim, situata po përkeqësohet

Por çfarë rreziqesh mbart për Shqipërinë letra e Gjermanisë?

 “Kjo varet për tu parë nga shifrat zyrtare nëse këto shifra flasim për Shqipërinë …. masat e marra pastaj janë individuale për vendet me shkelje më të madhe.

I pyetur nëse kjo situatë mund të rikthejë vizat për Shqiptarët  Gledis Gjipali dha kete përgjigje.

“Ka një mekanizëm pezullimi që është 9 mujor. Ka një precedent ai i Hollandës që e kërkoi në  2019 gjë e cila u refuzua nga KE pikërisht pasi nuk ishte e mbështetur ligjërish.”

Lexo më shumë  Knut Abraham i zhgënyer me Gjermaninë dhe Këshillin e Evropës: Në këtë 75-vjetor të KiE nuk ka shumë për të festuar

Sipas statistikave të publikuara nga Eurostat,  nga janari i vitit 2008 deri në korrik 2021 janë rreth 234 mijë shqiptarë që kanë kërkuar gjithsej azil në një nga vendet e Bashkimit Europian.

Gjithsej kërkesat për azil në Gjermani për periudhën në fjalë ishin rreth 95 mijë, ose rreth 40% e totalit.

Shteti i dytë më i preferuar është Franca, me rreth 63 mijë kërkesa gjithsej për azil.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *