Lajme

Mehaj: Kemi rritur kapacitetet e FSK-së dhe kemi blerë pajisje ushtarake deri në 32 milionë euro

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se për tetë muaj udhëheqje ka rritur kapacitetet e FSK-së në burime njerëzore dhe pajisje ushtarake.

Mehaj duke raportuar në Komisionin për Siguri, tha se për ta modernizuar ushtrinë kanë blerë pajisje ushtarake deri në 32 milionë euro.

Kryesisht, sipas tij kanë qenë autoblinda, dronë, snajper, por edhe pajisje të tjera që nuk i bëri të ditura para medieve.

Lexo më shumë  Kurti do të prezantojë planprogramin, VV-ja fton në tubimin e madh në Prishtinë

Krahas kësaj, Mehaj tha se kanë rekrutuar rreth 1,240 ushtarë të ri në FSK.

“Për ta moderinizuar ushtrinë kemi blerë pajisje ushtarake nga ShBA. Blerjet janë të sigurta, realizim konkret dhe garanci më e madhe. Në total për këto 8 muaj vlera e pajisjeve e kap shifrën e 32 milionë euro. Përfshihet autoblinda, armatime, snajperë, dronë edhe të tjera, por nuk mund t’i them para mediave. Ne kemi arritur numrin me 1,240 pjesëtarë të ri të FSK-së”, tha ministri Mehaj.

Lexo më shumë  Kurti bëri homazhe në Marinë për Mujë Krasniqin dhe dëshmorët e tjerë

Siç njofton kp, ai para deputetëve vuri në pah edhe bashkëpunimin me ShBA.

“Kurrë më mirë nuk kemi pas bashkëpunimin me ShBA-të. Këtë munden me konfirmu edhe vet ata”, shtoi ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *