Opinion/Aktualitet

Optimizmi i Jean-Luc Mélenchon

Nga Hana Mitrovica

Jean-Luc Mélenchon në një emision televiziv (Face à BFM) iu përgjigj disa pyetjeve aktuale në lidhje me krizën shëndetësore. Ai theksoi se testimi duhet të ribëhet falas dhe bëri thirrje për moratorium mbi bllokimin e shtretërve në spitale. Mélenchon shpjegoi se dëshmia e vaksinimit jep ndjenjë të rreme sigurie, sepse njeriu mund të kontaminohet dhe të infektojë të tjerët edhe gjatë vaksinimit. Me këtë rast denoncoi edhe hipokrizinë e atyre që thonë se vaksina është zgjidhja për të dalë nga Covid në një anë, por që, në anën tjetër nuk mbrojnë heqjen e patentave.

I pyetur për çështjet e migracionit pas tragjedisë në Detin e Veriut, kandidati i sindikatës popullore për zgjedhjet presidenciale shpjegoi se Franca nuk kishte për qëllim të bëhej portierja e Britanisë. Ai bëri thirrje për rinegocimin e marrëveshjes dhe për ngritjen e një korridori humanitar për emigrantët që duan të arrijnë në Britani. Më gjerësisht, shpjegoi se është e nevojshme të ndryshohet politika duke luftuar kundër shkaqeve të migrimit, në veçanti duke u përballur me pasojat e ndryshimeve klimatike.

Jean-Luc Mélenchon mbrojti edhe masat sociale të programit të tij. Me ç’rast shpjegoi se donte të ndërtonte 200,000 shtëpi në vit për t’u marrë me strehimin e të varfëruarve. Për këtë temë, ai kujtoi se ishte gati të kërkonte banesa të lira. Për sa i përket të ardhurave, me programin e tij planifikohet rritja e pagës minimale në 1400 euro në muaj. Ai tha se shumica e profesioneve në të cilat njerëzit paguhen me pagë minimale, nuk janë lehtë të gjurmueshme dhe të lokalizueshme.

Lexo më shumë  Ramush Haradinaj pozon me Richard Grenell, një lobues pro-serb me lidhje ruse

Kandidati për zgjedhjet presidenciale detajoi programin për të rifituar sovranitetin ushqimor të Francës. Ai bëri thirrje veçanërisht për të marrë përgjegjësinë mbi borxhin e fermerëve, në mënyrë që t’u mundësohet që këta të kthejnë bujqësinë në atë organike.

Jean-Luc Mélenchon foli edhe për programin tatimor. Ai shpjegoi se, në kuadër të programit të tij, kushdo që fiton më pak se 4000 euro në muaj, do të paguante më pak taksa. Ai do të rivendoste kësisoji ISF-në (taksa solidare mbi pasurinë) dhe do ta bënte atë progresive duke inkasuar 8 miliardë euro, 5 miliardë më shumë sesa të ardhurat e tashme vjetore. Në premtim qëndron edhe plani i fizibilitetit për këto masa të propozuara.

Përkitazi me me çështjet e energjisë, kandidati presidencial Mélenchon kujtoi propozimin e tij për disnivelimin gradual deri tek largimi i plotë nga përdorimi i energjisë bërthamore, duke numëruar një sërë faktesh mbi rreziqet që sjell kjo energji. Këtu ngriti edhe çështjen e pavarësisë energjetike të Francës, duke kujtuar se meqë kjo nuk prodhon uranium do të varej nga kërkimi i tij diku në Kazakistan ose edhe Niger.

Jean-Luc Mélenchon foli gjithashtu për identitetin kombëtar francez. Kësi hovi, shpjegoi konceptin e kreolizimit dhe tha se identiteti i Republikës nuk qe mbështetur as tek ai i ngjyrës së lëkurës, as fetar, as gjuhësor, etj., por një nderim i thjeshtë i kontratës republikane nën parullën tashmë botërisht të njohur: “Liri, Barazi, Vëllazëri”. Ai bëri thirrje që të mos humbet kohë me debate të pafundme për fetë dhe të fillojë ballafaqimi i drejtëpërdrejtë me problemet e vendit. Ai shpjegoi se barriera dhe zgjidhja kundër racizmit qëndron në thelbin e secilit prej nesh.

Lexo më shumë  Grenelli asht manipulu nga skenderucët në Prishtinë

I pyetur për çështjet e sigurisë, kandidati i sindikatës popullore për zgjedhjet presidenciale kujtoi propozimin e tij për të rivendosur policinë lokale. Duke shtuar se është e nevojshme të rritet numri i policisë gjyqësore për të luftuar trafikimin në shumë nivele. Pohoi gjithashtu se ishte në favor të legalizimit të kanabisit nën një monopol shtetëror, e përdorimit të parave të krijuara për të parandaluar keqpërdorimin e kanabisit.

Jean-Luc Mélenchon mbrojti edhe propozimin e tij për një asamble themeluese për hartimin e Kushtetutës së një Republike të 6-të. Kështu sipas tij do t’i lejohej popullit francez të rindërtonte veten duke riparuar institucionet e përbashkëta. Në pyetjet mbi të majtën ideo-politike, ai shpjegoi se ajo u rrëzua sepse kishte gënjyer në pozicionime oportune dhe qëndrime, duke ndryshuar anë. Mélenchon rikujtoi se ambicia e tij ishte bindshmëria në bazë të një programi. Diskutimin e përfundoi me mesazhe optimizmi, duke shpjeguar se ne mund të jetojmë më mirë dhe se e ardhmja mund të jetë e ndritshme.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *