Lajme

Kurti takoi Auditoren e Përgjithshme, flasin për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Auditoren e Përgjithshme të Republikës së Kosovës, Vlora Spanca.

Kurti shprehu mbështetjen për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në administratën publike dhe përmirësimin e qeverisjes, në interes të qytetarëve.

“Gjithashtu ai theksoi nevojën për zbatim të rekomandimeve të auditimit, për përdorim efektiv, efikas dhe ekonomik të fondeve publike. Nga ana tjetër Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, njoftoi kryeministrin Kurti lidhur me Planin Vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, duke shprehur përkushtimin për të punuar në interes të taksapaguesve në rritjen e përgjegjësisë publike”, thuhet në njoftimin për media.

Lexo më shumë  Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pakoja 200 mln €

Në takim ishin edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe këshilltarja ligjore e Kryeministrit, Tea Blakaj.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  IFIMES paralajmëron për erozion të demokracisë në Shqipëri dhe rrezik për integrimin në BE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *