Lajme

Opozita në Shqipëri do ligj që ndalon filmat glorifikues të diktaturës

Anëtarja e Komisionit të Medias në Shqipëri dhe deputete e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka propozuar të mërkurën ndalimin e filmave dhe dokumentarëve që glorifikojnë diktaturën komuniste.

“Ne kemi përgjegjësinë të ndikojmë në edukimin e brezave të rinj dhe të marrim një pikënisje nga kjo ngjarje, nga debatet që kanë lindur në rrjetet sociale, në opinionin publik, në media për shfaqjen e programuar të ‘Prefektit’ në Teatrin Kombëtar, për të rihapur edhe një herë jo vetëm diskutimin, por edhe mendimin institucional dhe ligjor për një projektligj që personalisht do ta mbështes, i cili ndalon shfaqjen e filmave në televizionet publike, në televizione të paguara nga taksat e qytetarëve, të atyre filmave që do të cilësohen të ndaluar nga profesionistë, si filma të propagandës komuniste dhe instrumente të diktaturës”, citohet të ketë thënë Zhupa. Sipas saj, kinemaja ka qenë “një instrument i propagandës komuniste dhe është përdorur për të mbajtur dhe atë, pushtetin e butë, ndërkohë nga ana tjetër ishte mizoria e një diktatori”.

Lexo më shumë  Partia Social-demokrate e Austrisë ofron mbështetje të fuqishme për Vetëvendosjen në zgjedhjet e 9 shkurtit

Duke sjellë në vëmendje nismën ligjore të PD-së për dekomunistizimin dhe ndalimin e simboleve komuniste, Zhupa, siç kanë raportuar mediat në Shqipëri, ka ngritur shqetësimin për atë që mësohet sot në shkolla për periudhën e diktaturës.

“Në tekstet shkollore glorifikohet ajo që lidhet me komunizmin dhe ka vetëm gjysmë faqe libër për atë që kanë vuajtur shqiptarët në diktaturë. Çështja e teksteve shkollore, si çështja e filmave artistikë, si dhe artit e kulturës, janë çështje që na takojnë si komision dhe nuk mund t’i shmangim. Na takon ne, të dyja anëve të politikës, të ndahemi njëherë e mirë nga ajo periudhë”, ka thënë ajo.

Një ngjarje e organizuar nga Teatri Kombëtar i Shqipërisë, qe ajo e cila rindezi debatin nëse mund të rikthehen veprat e kohës së diktaturës. TKSH-ja me rastin e festave të 28 dhe 29 Nëntorit vendosi të lexojë online në Facebook pjesë nga vepra “Hijet e natës” të Vedat Kokonës dhe “Prefekti” të Besim Levonjës. Në këtë projekt u përfshinë emra të njohur aktorësh të këtij teatri. Ajo që nxiti një reagim të fortë ka qenë vepra “Prefekti” nën regji të Spiro Dunit, që ka në qendër të saj Qazim Mulletin, kryetar të Bashkisë së Tiranës prej vitit 1939 deri më 1940 dhe më pas prefekt të Tiranës prej vitit 1942 deri më 1944. Roli i Qazim Mulletit, që përpara viteve ‘90 e kishte mbajtur aktori Robert Ndrenika, tani i ishte besuar Arben Derhemit. Që prej lansimit për rikthimin e këtij produksioni nisën reagimet. Sipas atyre që e kundërshtojnë, “Prefekti” denigron padrejtësisht një figurë si Mulleti.

Lexo më shumë  Takoi kryediplomatin norvegjez, Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Rikthimi i veprave të realizmit socialit, apo edhe vijimi i shfaqjes së filmave të kinostudio “Shqipëria e re” është një debat që vijon prej më shumë se 30 vjetësh.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *